Burri kap mat tradhtinë e gruas: Pasi bëri seks me djalin tim, u fut në krevat me mua

Life style

Burri kap mat tradhtinë e gruas: Pasi bëri seks me djalin tim, u fut në krevat me mua

Më: 7 mars 2020 Në ora: 07:38
Marina Balmasheva, Vladimit dhe Alexey

Një grua është kapur nga i dashuri duke kryer marrëdhënie me djalin e tij.

Marina Balmasheva, 35 vjeçe është e njohur në Instagram pasi ndau me ndjekësit mënyrën e thjeshtë se si humbi peshë. Tani, ajo po shijon lidhjen me djalin e ish-të dashurit, Vladimir.

Gruaja nga rajoni rus i Krasnodar Krai, jetoi me partnerin Alexey Shavyrin për 10 vite para se të divorcohej.

Alexey ka dy djem nga lidhja e tij e mëparshme, Vladimir dhe Viktor. Gjatë bashkëjetesës, çifti adoptoi edhe 5 fëmijë të tjerë.

Në një emision televiziv, Alexey, 45 vjeç tha se mësoi për tradhtinë e Marinës me Vladimirin kur i dëgjoi duke bërë seks në shtëpinë  e tyre.

"Nuk mund të flija gjumë një natë dhe i dëgjova duke bërë seks. Kështu e kuptova se Marina po më tradhtonte me djalin tim, disa minuta më vonë erdhi dhe u fut në krevat tek unë. Nuk i thashë asnjë fjalë atë natë", tregon Alexey.

Ndërsa Marina mohon tradhtinë duke thënë se lidhja me 20-vjeçarin Vladimir nisi pas ndarjes.

Në fjalën e saj, thotë se kilogramët e tepërt e bënë që të mos e donte jetën dhe Vladimir e ndihmoi që të bënte transformimin dramatik.

"Ai më bën të ndihem si një vajzë e vogël dhe e lumtur", tha Marina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat