Nëse i doni prindërit, menjëherë shkoni dhe thojuani këto gjëra - Bota Sot
Nëse i doni prindërit, menjëherë shkoni dhe thojuani këto gjëra

Life style

Nëse i doni prindërit, menjëherë shkoni dhe thojuani këto gjëra

Më: 9 mars 2020 Në ora: 08:00
Foto ilustrim

Ka shumë fjalë të thjeshta të cilat duhet t’ua themi më shpesh prindërve tanë, pasi që kanë shumë rëndësi.

Jam krenar që jam fëmija juaj

“Patjetër që ndonjëherë nuk e kam merituar, por gjithmonë keni qenë aty për mua. Më keni dhënë gjithçka dhe më keni mësuar çdo gjë që di.”

Ju njoh

“E di se askush nuk është i përsosur dhe se të gjithë jemi njerëz. Edhe ju keni pasur probleme dhe vështirësitë të cilat i keni kaluar. Gjithmonë më keni mbështetur në sfidat e mia dhe shkaku juaj ndjehem i fortë.”

Më mungoni si i çmendur

“Tani kur jam larg jush, i nxënë me karrierën time dhe duke provuar të krijoj familje, më mungoni më shumë se kurrë. Çdo kilometër largësi që e kemi ndërmjet, aq më shumë më bën të më mungoni. Jam duke provuar të bëj më të mirën që ju të ndjeheni krenar për mua.”

Më keni bërë person më të mirë

“Nuk e kam zhgënjyer veten apo tjerët, kam shënuar sukses duke u bërë zemërgjerë dhe i fuqishëm, sepse ishit ju që gjithmonë më keni mësuar mirësinë në zemrën time.”

Çdo gjë që e keni sakrifikuar për shkak të meje, e kam në kokën dhe zemrën time

“Çdo prind e dashuron fëmijën e vet, mirëpo jo gjithkush është i aftë ta vë fëmijën në rend të parë, duke i sakrifikuar interesat e veta. Mirëpo, ju e keni bërë këtë për mua dhe çdo vendim i juaji më ka përmirësuar.”

Frika më e madhe që kam është se një ditë do t’ju humbas

“E di se duhet të pranoj faktin që nuk do të jeni gjithmonë këtu, mirëpo një ditë do të jem një person pa prindër dhe kjo më frikëson më së shumti. E di se duhet të vazhdoj rrugën time edhe kur nuk jeni këtu, mirëpo nuk jam i sigurt se do të jem në rregull me këtë fakt.”

Më falni

“E di se kam bërë shumë gabime, por çdo herë që kam bërë probleme, kam mësuar diçka të re. Më falni nëse kam shkaktuar dëme në zemrën tuaj të dashur, sepse asnjëherë nuk e kam bërë këtë me qëllim. Tani e di se atëherë kam vepruar si një fëmijë i lazdruar.”

Jeni heronjtë e mi

“Më keni dhuruar shumë momente të lumtura dhe gjithmonë do t’ju konsideroj heronjtë e mi. Jo vetëm që më keni dhuruar jetën, por edhe keni qenë aty për mua kur kam pasur më së shumti nevojë.”

Gjithmonë do të jeni në zemrën time

“Gjithmonë do të qëndroni në zemrën time. Gjithmonë do të gëzoj kujtimet me ju. E di se gjithmonë do të qëndroni në anën time, edhe atëherë kur i themi lamtumirat e fundit.”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat