Selena Gomez frikësohet se do të mbetet beqare përgjithmonë

Life style

Selena Gomez frikësohet se do të mbetet beqare përgjithmonë

Më: 11 mars 2020 Në ora: 12:20
Selena Gomez

Selena Gomez ka folur haptas për jetën private.

Ylli 27-vjeçar u shfaq me Genius në një video në YouTube, të hënën dhe në të ajo diskutoi për tekstet e albumit të saj “Rare”, për të cilin ajo thotë se ka të bëjë me rëndësinë e të kuptuarit të vetëvlerësimit, shkruan Fox News.

Ajo gjithashtu tregoi se ka “disa ditë” kur ajo beson se nuk do të gjejë kurrë gjysmën tjetër të saj.

“Disa ditë kur zgjohem dhe jam mërzitur dhe jam si, ‘do të jem vetëm përgjithmonë.’ Por pas 15 minutash, unë i them vetes: ‘Unë e di se ekziston dikush për secilin,’ “tha ajo, duke shtuar se është ende ‘bebe’.

Këngëtarja ka folur edhe për romancat e mëparshme, duke thënë se është e fortë dhe i kalon të gjitha.

“Unë nuk po them se jam perfekte, por e di se jam e veçantë”, përfundoi ajo. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat