Qëndroni në shtëpi për të mbrojtur gjyshërit, tani e kemi ne në dorë që të mendojmë për ta

Life style

Qëndroni në shtëpi për të mbrojtur gjyshërit, tani e kemi ne në dorë që të mendojmë për ta

Më: 23 mars 2020 Në ora: 16:06
Ilustrim

Coronavirus po ndryshon jetën tonë dhe do të vazhdojë ta ndryshojë atë në muajt në vazhdim. Prej ditësh tashmë rregulli i qëndrimit në shtëpi është bërë fuqi për të frenuar dhe ndaluar zinxhirin e infeksionit. Pothuajse të gjithë i janë përshtatur këtij ndryshimi rrënjësor, të tjerët, për fat të mirë pak, ndjejnë akoma nevojën të largohen nga shtëpia, pa kuptuar rrezikun ndaj të cilit janë të ekspozuar.

Më të prekshmit nga Covid-19 janë padyshim njerëzit e moshuar: gjyshërit ose prindërit tanë. Dhe pastaj njerëzit që janë me një sistem imunitar më të dobët, siç janë ata që janë duke marrë terapi antikancerogjene ose ata që kanë mungesë kongjenitale të sistemit imunitar. Ju duhet të qëndroni absolutisht në shtëpi për t’i mbrojtur ata.

Shoqëria jonë, e cila është një nga “më të vjetrat” në botë, sheh te gjyshërit tanë një shtyllë themelore. Ata kanë menduar për ne gjatë gjithë jetës së tyre, ata kanë bërë për ne shumë sakrifica njëra pas tjetrës. Tashmë varet nga ne t’i mbrojmë ata, të shpëtojmë jetën e tyre. Ju duhet të qëndroni në shtëpi. Mos dilni. Minimizoni kontaktin fizik me njerëzit e tjerë.

Shumë nga të moshuarit aktualisht të mbyllur në shtëpi janë vetëm, kjo është arsyeja pse grupet vullnetare, apo edhe nisma të thjeshta individuale, po fillojnë t’i ndihmojnë ata të blejnë ushqimet ose të marrin ilaçet.

Për shumë gjyshër, takimi i përditshëm me djalin e tyre, përqafimi dhe puthja e nipit të tyre ose lojërat janë elementët kryesorë të mirëqenies dhe shëndetit të tyre mendor. Tani që këto zakone duhet të ndalen dhe të mbani distancë, ju mund ta bëni këtë duke biseduar në telefon, t’u kërkoni këshilla dhe t’i bëni ata të ndjehen më të dobishëm se kurrë. Sepse ata janë vërtet të dobishëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat