T’u mësojmë fëmijëve optimizmin, fjalët që duhen zgjedhur me kujdes për t’ia thënë - Bota Sot
T’u mësojmë fëmijëve optimizmin, fjalët që duhen zgjedhur me kujdes për t’ia thënë

Life style

T’u mësojmë fëmijëve optimizmin, fjalët që duhen zgjedhur me kujdes për t’ia thënë

Më: 23 mars 2020 Në ora: 16:32
Ilustrim

FËMIJËT imitojnë që në vogëli modelet, siç janë prindi, familja, komuniteti. Një qëndrim optimist i prindit bëhet model për fëmijën.

Dëshirojmë që t’u dhurojmë fëmijëve shijen e një jete të bukur, në vend që ata të kuptojnë gjendjet tona shpirtërore. Është e vështirë të përcaktojmë sot nëse të menduarit pozitiv ka një ndikim të trashëguar, është e përcaktuar nga ADN-ja jonë apo jo?!

Një ekip studiuesish në Amerikë realizoi një studim në vitin 2000 me 380 fëmijë, i cili vërtetoi se çrregullimet depresive tek fëmijët dhe tek adoleshentët ishin më të shpeshta nëse prindërit e tyre ishin depresivë.

Studiuesit na vërtetojnë se fëmijët që vuanin nga ndjenja e pesimizmit prindëror në mënyrë të parakohshme rrezikonin që dhe ata të ishin depresivë në moshën adulte. Sipas kësaj, studiuesit arritën të konkludonin se: është gjithnjë e mundur të bëjmë vlerësimin për nivelin e pesimizmit te njerëzit, duke u nisur nga historiku dhe raporti i tyre me depresionin dhe gjendjen shpirtërore.

Dëshmi dhe këshilla praktike për t’u kultivuar optimizmin fëmijëve

 

Të shpenzosh kohën me fëmijët, për t’i dëgjuar me vëmendje dhe për të folur për emocionet e tyre, na mundëson t’u largojmë atyre ankthet. Të gjejmë një frazë pozitive që ta përsërisim sa herë të na duhet, si psh: “Nuk ka probleme pa një zgjidhje”. Fjalët e prindërve duhet të përshtaten me gjendjen dhe sjelljen e fëmijës. Kjo ndihmon për të zhvilluar ndjenjën e optimizmit.

Bisedat për gjërat e bukura të jetës ndikojnë pozitivisht ndërgjegjen e fëmijës. Të mendojmë të shkojmë në pyll me familjen, të shohim një teatër apo shfaqje të bukur… Nxitja për të ndihmuar të tjerët, si psh. shokët në shkollë, është një rast i mirë për ti dhënë atij mundësinë të jetojë emocione pozitive, ta bësh atë të ndihet i dobishëm dhe t’i tregojmë se njeriu nuk është në gjendje të bëjë vetëm të këqija, ashtu siç fëmijët dëgjojnë rëndom në shoqëri, familje, televizion etj.

 

Duhet t’u mësojmë fëmijëve që t’i zhdramatizojnë gjërat. Vështirësia është të gjesh fjalët e duhura. Të dish që të tjerët mund të jenë më fatkeq se ty nuk e ndihmon fëmijën të përmirësohet. Nuk duhet që fëmija të vlerësojë veten dhe jetën në raport me të tjerët, por në raport me vetveten. Një këshillë e mirë do të ishte: “Sot ti je e shqetësuar, por javës që shkoi t’i dole shkëlqyeshëm me mësime”. Qëllimi është t’i tregojmë fëmijës që situatat nuk ndryshojnë në varësi të njeriut, por që ato zhvillohen në kohë dhe mund të ndryshojnë.

Fëmija ka nevojë si të rriturit që të mbështetet në të kaluarën, në arritjet e suksesshme të mëparshme dhe në problemet që ai ka ditur t’i zgjidhë vetë. Prindërit kanë prirjen që fëmijët e tyre të mos përballen me “realitetin e vështirë” dhe reagojnë në vend të fëmijëve të tyre, duke u realizuar kështu të gjitha kërkesat që kanë, gjëra që në fakt duhet t’i bëjnë vetë fëmijët. Ky është një shërbim i gabuar.

Optimizmi është një forcë e jetës që zhvillohet dhe përvetësohet në momente të vështira dhe jo kur jemi mirë. Lejimi që i bëjmë fëmijës të eksperimentojë me frustrimin, pengesa të ndryshme, që në moshë të vogël është momenti më i mirë për t’i mësuar vlerën e përpjekjes në jetë, e cila është thelbësisht e shëndetshme për një jetë të realizuar. Kjo na ndihmon të mos kemi frikë, por t’i përballim problemet dhe shqetësimet e jetës.

Origjinaliteti duhet të jetë udhëheqësi i marrëdhënies prind-fëmijë. Fëmijët janë shumë të ndjeshëm dhe arrijnë ta kuptojnë gjendjen shpirtërore të prindërve të tyre. Në momente të vështira kur nuk kemi humor, kur ndihemi të deprimuar për arsye të ndryshme, është e domosdoshme që fëmija të qëndrojë me njerëz të qetë e të gëzueshëm, por njëkohësisht t’i shpjegojmë atij që: “Jam pak e trishtuar në këto momente, por kjo gjë do kalojë dhe nesër mami do të jetë më mirë”. Këto gjëra duhen thënë në fillim, pasi kështu evitojmë që fëmija të shqetësohet dhe të fajësojë veten për gjendjen e nënës.

Fëmija nuk ka nevojë për shumë detaje. Duke i besuar atij mendimet e tua të trishtuara, është si të rrezikosh që ai të zhvillojë në vetvete ankthe dhe tendenca të mendimeve depresive kur të rritet. Edhe kur prindërit janë shumë të shqetësuar, duhet të tregojnë kujdes për t’i kultivuar mendime pozitive fëmijës. “E di që ti i ke të gjitha mundësitë për të qenë i lumtur dhe i shkëlqyer me rezultatet në shkollë”… Këto janë fraza inkurajimi që, duke u shoqëruar me gjeste mbështetëse, me dëshirën për të dëgjuar më të voglin dhe me dhurimin e dashurisë, i japin fëmijës besim për të ardhmen.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat