Pasuria e vërtetë nuk janë paratë, por dashuria dhe paqja

Life style

Pasuria e vërtetë nuk janë paratë, por dashuria dhe paqja

Më: 29 mars 2020 Në ora: 14:17
Foto ilustrim

Çfarë është më e rëndësishme për ju, pasuria apo qetësia? Xhepat plot para apo zemra plot paqe? Paraja është e nevojshme, natyrisht, është thelbësore për nevojat tona, por nuk mund të harrojmë veten, në përpjekje për të grumbulluar gjithnjë e më shumë.

Mos u mahnit nga paraja

Paratë verbojnë, shkëlqejnë mes gurëve të çmuar të një unaze ose në ekranin e një telefoni celular të gjeneratës së fundit, duke reflektuar veten mes të rrobave të stilistëve dhe parfumeve.

Shkëlqimi nuk e arrin zemrën

E vërteta është se e gjithë ai shkëlqim nuk arrin në zemër, aty ku gjenden qetësia dhe paqja e brendshme.

Lumturia nuk shkon me pasurinë

Lumturia nuk shkon me pasurinë. Paraja nuk ju bën të lumtur, ju jep një gëzim dhe entuziazëm fillestar, eksitim përpara një objekti të ri, por me kalimin e kohës këto emocione kalojnë, zbehet dhe çfarë mbetet?

Kush kërkon vërtetësinë fiton

Kush fiton atëherë? Njerëzit e pakënaqur, të cilët kërkojnë gjithmonë diçka që shkëlqen apo ata që nuk janë verbuar në jetë, por kanë jetuar duke kërkuar origjinalitetin e gjërave?

Kush zgjedh thjeshtësinë fiton

Kush fiton ai që pi ujë duke qeshur dhe duke bërë shaka me njerëzit që i do apo ai që e mbyt pakënaqësinë e tij në një gotë me verë të shtrenjtë? Ai që fiton është ai që zgjedh thjeshtësinë dhe bukurinë e gjërave të vogla.

Kultivoni mirënjohje

Paraja është e rëndësishme por mirënjohja ka shumë më tepër rëndësi dhe ju duhet ta kultivoni atë.

Emocionet ndriçojnë zemrën

Janë emocionet dhe ndjenjat ato që llogariten vërtet dhe drita e tyre arrin në shpirt, duke ndriçuar dhe mbushur zemrën.

Pasuria është një zemër plot paqe

Në jetë nuk fiton është ai që e rrethon veten me gjëra të shtrenjta materiale, por ai që ka një zemër të mbushur me paqe. Këtu qëndron pasuria e vërtetë e një individi.

Mbush gjithmonë zemrën

Kujdesuni të mbushni zemrën tuaj. Gjithmonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat