Të veshura me këto xhinse gjithmonë do të mundë të lavdëroheni për këmbët të gjata dhe të holla

Life style

Të veshura me këto xhinse gjithmonë do të mundë të lavdëroheni për këmbët të gjata dhe të holla

Më: 29 mars 2020 Në ora: 14:55
Foto Ilustrim

Modeli i cili u rri mirë të gjithave!

Ky model i përshtatet shkëlqyeshëm çdo trupi dhe me kënaqësi do ta bartni gjithë vitin.Fjala është për xhinset të cilat janë të prera deri rreth nyellit të këmbëve.

Ky model me ngjyrë të zezë do të kujdeset që çdo femër të duket më shtathollë, ndërkaq vizuelisht do t’u duken këmbët më të gjata, ashtu që dukjes së tyre do t’ia kenë lakmi edhe top-modelet.

Kjo prerje është jashtëkohore dhe gjatë do të mund ta bartni, bashkë me kombinime të shumta, sepse përshtatet me cilindo stil. Në to gjithmonë do të dukeni elegante.

Duken mirë në kombinim me këmishë, fanella të zakonshme, fanella pa supe, të shkurtra dhe të gjata, me çdo gjë.Do ta bëjë trupin më të hollë

Ky model vizualisht do t’i bëjë të duken këmbët më të gjata dhe njëherësh më të holla. Pikërisht, xhinset e shkurtuara, shikimin e tërheqin në zonat përreth nyellit me çka automatikisht dukeni më të gjata dhe më të dobëta dhe kjo është ajo që femrat kryesisht e dëshirojnë.

Në to me siguri gjithmonë do të tregoni atë më të mirën e trupit tuaj.E vetmja brengë është që të zgjidhni modelin i cili më së shumti ju pëlqen, me këmbë plotësisht të ngushta, të gjera apo në formë zileje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat