Kur jeta të përball me njerëz me dy fytyra!

Life style

Kur jeta të përball me njerëz me dy fytyra!

Më: 3 prill 2020 Në ora: 16:25
Foto ilustrim

Në jetë, herët a vonë, të gjithë kemi pasur të bëjmë me njerëz të rremë: një mik apo mikeshë me sjellje të paqartë, dikush, mendimet dhe ndjenjat e të cilit nuk kanë qenë asnjëherë të qarta, ose me keq akoma, dikush që në fund del ekzaktësisht e kundërta e asaj që tregonte në sipërfaqe.

Kur bie maska dhe zbulojmë fytyrën e vërtetë të atij që kujtonim një mik, që hyn me të drejtë në kategorinë e njerëzve fals, zhgënjimi dhe ndjenja e tradhtisë mund të jenë të mëdha, sidomos nëse kemi investuar shumë në atë marrëdhënie dhe besojmë në miqësinë që na lidh me atë person.

Pra, si ta dallojmë falsitetin e një personi para se të jetë tepër vonë? Tregoni kujdes ndaj këtyre pesë sinjaleve, të cilat mund të jenë një ndihmë e madhe për ju.

Si t’i dalloni njerëzit me dy fytyra?

Vlerësoni kohën që një person ju kushton.

Nëse i duhet të shkojë diku me makinë, ju jeni personi i parë që merr në telefon, dhe nëse do të shkoni në një festë, ju bind që ta merrni me vete. Por kur jeni ju që doni një ndihmë, ose thjesht nuk ndiheni mirë dhe dëshironi mbështetjen e një miku, nuk është, celulari nuk ka valë, ka temperaturë, ka një punë që nuk mund ta lërë. Ky është sinjali i parë. Duhet të reflektoni mbi këto sjellje.

Kushtojini vëmendje mënyrës se si sillet me njerëz të tjerë.

“Lira bën sikur është naive. Artani është një parazit. Arturi tradhton Mirën me shoqen e së motrës, por asaj mirë t’i bëhet se u martua me të për interes”… e kështu me radhë. Nëse ky person, që mendoni se e keni mik të ngushtë flet në këtë mënyrë për miqtë e tjerë apo për të njohur, duhet të pyesni veten se si mund të flasë për ju, apo jo?! Nëse gjuha e tij është e ashpër aq sa mund të lëndojë, të jeni të sigurt që herët a vonë do t’ju lëndojë edhe ju, në momentin e parë që do të largoheni prej tij. Kush ka gjithmonë një mendim ‘të mirë’ për të gjithë, një ditë do ta ketë edhe për ju.

Jepini besim ndjenjave të brendshme.

Ndodh që kur jeni së bashku, për ndonjë arsye që as ju nuk dini si ta shpjegoni, nuk ndiheni asnjëherë plotësisht vetvetja dhe nuk ia dilni të jeni realisht të çlirët. Keni një ndjenjë shqetësimi, bezdi e mërzitshme, diçka që ju thotë që është mirë të mos hapeni deri në fund me të. Ajo diçka është instinkti juaj, dhe zakonisht instinkti nuk gabon: ndoshta është më mirë që t’i kushtoni vëmendje maksimale.

Gënjeshtra, zili, krahasim, ndjenjë gare.

Jo rrallë njerëzit e gënjeshtërt janë të tillë, sepse ndihen të pasigurt dhe kanë një kompleks inferioriteti dhe pamjaftueshmërie në krahasim me të gjithë dhe gjithçka. Kjo gjë i shtyn të gënjejnë shpesh, të tregojnë mbi gjëra që vështirë se ndodhin ku janë protagonistë të pabesueshëm, që vihen për gjithçka në garë me të tjerët dhe shfaqin smirë për atë që është më i pasur, më inteligjent, ka më shumë shokë, ka më shumë të dashura. Nëse i bëni të besojnë se janë më të mirë, do ta bëni atë të padëmshëm.

Vëzhgoni se si reagon ndaj sukseseve tuaja.

Thotë “Të lumtë! Urime!”, por nëse buzët e tij kontaktohen në një nënqeshje që duket më shumë ngërdheshje se sa buzëqeshje, ndoshta miku nuk është realisht i lumtur për një sukses tuajin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat