Çelësi i një gjumi të mirë…

Life style

Çelësi i një gjumi të mirë…

Më: 9 prill 2020 Në ora: 17:56
Foto ilustrim

Gjumi i mirë mbron zemrën dhe duket se është meritë e kockave. Sipas një eksperimenti të kryer mbi kaviet në laborator, rezulton se kur gjumi është i mirë i qetë dhe i rregullt, prapa tij qëndron një mekanizëm molekular, që lidh trurin, palcën kockore dhe enët e gjakut.

Në këtë rast truri lëshon një hormon që vepron mbi kockat, duke reduktuar ndjeshëm çlirimin e disa qelizave në qarkullimin e gjakut që ndikojnë në degjenerimin e tyre. Nëse ky zbulim do të konfirmohej edhe tek njeriu, mund t’i hapë rrugën terapive të reja kundër sëmundjeve kardiovaskulare.

Kërkimi në fjalë është publikuar në revistën shkencore Nature dhe është kryer nga institutet kombëtare mjekësore amerikane në bashkëpunim me universitet e Harvard dhe Bostonit. Sipas tyre, ky mekanizëm mbrojtës rregullohet nga gjumi dhe bllokohet kur është i paktë dhe jo i mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat