Gjumi i pasdites ju bën mirë - Bota Sot
Gjumi i pasdites ju bën mirë

Life style

Gjumi i pasdites ju bën mirë

Më: 10 prill 2020 Në ora: 07:27
Ilustrim

Dremitjet gjatë ditës janë aq të mira sa ndërhyrjet mjekësore në uljen e presionit të gjakut, kanë gjetur studiuesit.

Gjumi për një orë në mesditë rezultoi në uljen e niveleve të presionit të gjakut me një mesatare prej pesë pikësh – një efekt të ngjashëm sa administrimi i ilaçeve ose largimi i kripës nga dieta.

Ekspertët thanë se kjo mund të çojë në një reduktim të madh në rrezikun e sulmit në zemër.

Hulumtuesi Manolis Kallistratos tha se “gjumi i mesditës duket se ul nivelin e presionit të gjakut në të njëjtën madhësi si ndryshimet e tjera të jetesës”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat