Vëllezërit dhe motrat ndihmojnë në zhvillimin e ndjeshmërisë

Life style

Vëllezërit dhe motrat ndihmojnë në zhvillimin e ndjeshmërisë

Më: 10 prill 2020 Në ora: 19:04
Foto ilustrim

Të kesh një vëlla, apo motër, mund të na bëjë më të mirë dhe më të ndjeshëm dhe rritja me njëri-tjetrin mund të luajë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e një fëmije.

Kjo është ajo që del nga një hulumtim i ri i përbashkët i Universitetit të Calgary, Universitetit Kanadez të Lavalit, Universitetit të Tel Avivit dhe atij të Torontos, sipas të cilit fëmijët që kanë vëllezër e motra janë të sjellshëm, të ngrohtë, mbështetës dhe janë shumë më të ndjeshëm krahasuar me fëmijët e vetëm.

Po kështu, vëllezërit e motrat më të mëdhenj luajnë një rol të rëndësishëm në jetën e të miturve dhe së bashku me prindërit e tyre, veprojnë si model, duke i ndihmuar fëmijët të mësojnë për botën.

“Gjetjet tona nënvizojnë rëndësinë e konsiderimit se si të gjithë anëtarët e familjes, jo vetëm prindërit, kontribuojnë në zhvillimin e fëmijëve”, sugjeron Sheri Madigan, asistent profesor i psikologjisë në Universitetin e Calgary dhe bashkëautor i studimit.

Studimi

Për të arritur këto konkluzione, studiuesit morën në konsideratë një grup prej 452 çifte fëmijësh të moshës 18 muaj deri në katër vjeç, duke përfshirë të gjitha kombinimet: vëlla më i madh dhe vëlla më i vogël, vëlla më i madh dhe motra e vogël, motra më e madhe dhe vëllai më i vogël, motra më e madhe dhe motra më e vogël.
Qëllimi ishte të zbulohej nëse niveli i ndjeshmërisë së vëllezërve në fillim të studimit mund të parashikonte ndryshimet në ndjeshmërinë e vëllezërve të tjerë. Kjo është arsyeja pse kërkuesit filmuan ndërveprimet në shtëpitë e familjeve dhe nënat plotësuan pyetësorët për të shkruar përgjigjet e fëmijëve të tyre më të mëdhenj përballë situatave që kërkonin një përfshirje të caktuar ndjeshmërie, të tilla si reagimi ndaj një prindi që simulonte një dhembje fizike, ose një i rritur i trishtuar.

Në fund të periudhës së vëzhgimit, vëllezërit dhe motrat më të mëdhenj, të cilët kishin filluar të lidhen me të vegjlit e familjes, ishin shumë më të ndjeshëm se në fillim të eksperimentit.

Për më tepër, “efektet janë të njëjta për të gjithë fëmijët në studim me një përjashtim: vëllezërit e motrat më të vogla nuk kontribuojnë në ndryshime të rëndësishme në ndjeshmërinë e motrave më të mëdha”, tha Marc Jambon i Universitetit të Torontos.

Ndikimi i vëllezërve dhe motrave më të mëdha ishte më i fortë në familjet, ku dallimi i moshës midis fëmijëve ishte më i madh, duke konfirmuar rolin e vëllezërve të mëdhenj, si atë të “mësuesve” dhe të modeleve për t’u ndjekur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat