Malajzia u ka dhënë udhëzime grave gjatë karantinës: Rregulla më e rëndësishme – bëhu e sjellshme ndaj burrit!

Life style

Malajzia u ka dhënë udhëzime grave gjatë karantinës: Rregulla më e rëndësishme – bëhu e sjellshme ndaj burrit!

Më: 10 prill 2020 Në ora: 21:38
Foto ilustrim

Ky publikim i ka zemëruar shoqatat e të drejtave të grave në këtë shtet

Ministria për Familje e Malajzisë në Facebook ka publikuar udhëzimet për gratë të cilat punojnë nga shtëpia gjatë kohës së karantinës për shkak të coronavirusit, andaj këshillohen që në shtëpi të jenë të veshura bukur, të grimuara dhe të sillen sikur kanë qenë edhe në punë.

“Kjo përfshin edhe bisedat e sjellshme me burrat e tyre, por i përjashton komentet sarkastike apo ngacmimet të cilat me këtë agjërim nuk rekomandohen”, shkruan Free Malaysia Today.

Image

Gratë gjithashtu do të duhej të hynin në debate dhe grindje me bashkëshortët të cilët nuk dëshirojnë të punojnë punët e shtëpisë, ndërsa nëse burri vendos t’i ndihmojë, ato duhet patjetër t’ua shpjegojnë mirë çfarë të punojnë pa komente ironike.

Krahas gjithë kësaj, rekomandohet që gratë në bisedat me burrat të përpiqen të imitojnë zërin e Doraemonit, personazh nga filmat manga japonezë.

Publikimi ka shkaktuar zemërim të shoqatave për të drejta të grave në Malajzi, të cilat kanë dënuar veprimin e tillë të qeverisë duke e quajtur diskriminues dhe shkatërrues për shoqërinë.

Malajzia aktualisht është në vendin e 104-të për barazinë e gjinive në botë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat