Plotësoni kohën në izolimin shtëpiak: Xhironi video familjare

Life style

Plotësoni kohën në izolimin shtëpiak: Xhironi video familjare

Më: 11 prill 2020 Në ora: 13:16
Foto ilustrim

Merreni telefonin, kamerën apo fotoaparatin dhe me video-xhirim shënoni momentet të cilat po i kaloni me të afërmit

Përpiquni që të kujtoheni kur për herë të fundit keni pasur bashkë gjithë familjen por që atë moment nuk e keni shënuar me kamerë?

Xhirimet e këtilla me kalimin e viteve marrin vlerë gjithnjë e më të madhe sentimentale dhe prandaj mos humbni kohë dhe përjetësoni momentet të cilat i kaloni me ta.

Shënoni kohën derisa jeni duke u argëtuar, luani lojëra shoqërore apo punoni në Projektin – Bëje vet.

Le të tregojë secili nga ju nga ndonjë anekdotë nga jeta familjare. Intervistoni njëri-tjetrin për atë se çfarë janë duke bërë këto ditë, çfarë duan, si ndihen.

Shënoni madje edhe ato që ndodhin aktualisht, tregoni si ndikojnë në familjen tuaj dhe si luftoni bashkërisht kundër monotonisë në izolim.

Një ditë do t’ju duket interesante kur t’u ktheheni mbrapa për t’i shikuar këto momente nëpër të cilat po kalon e gjithë bota.

Xhirimet e çmueshme mund t’i redaktoni dhe t’i bashkoni në filma të shkurtër familjarë me ndihmën e video-editorit.

Në internet mund të gjeni edhe programe të shumta pa pagesë për redaktim, ndërkaq ne po ju propozojmë disa nga ato:

▪ Openshot
▪ Shotcut
▪ Lightworks
▪ iMovie
▪ VideoPad
▪ Blender

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat