Ja pse nuk duhet të largohemi pa u përshëndetur me fëmijën

Life style

Ja pse nuk duhet të largohemi pa u përshëndetur me fëmijën

Më: 13 prill 2020 Në ora: 11:55
Foto ilustrim

Të gjitha nënat kur provojnë të çojnë për herë të parë fëmijën në kopsht mundohen të gjejnë mënyra të ndryshme që të largohen pa i parë fëmijët sepse në të kundërt ata qajnë. Por, mos e bëni asnjëherë këtë veprim.

Të largohesh pa i thënë mirupafshim fëmijës tuaj në kopsht suaj ka efekte negative mbi të. “Merrja pak mendjen sa të iki”, e dëgjojmë shpesh nga nënat këtë gjë, duke negociuar me edukatoren.  Ato dalin nga shtëpia dhe kopshti fshehur vetëm që të mos i shikojnë fëmijët. “Të mashtrojnë” ndonjëherë është e vetmja mënyrë për të shmangur lotët dhe mërzitjen e fëmijës.

Si ndikon tek marrëdhënia nënë-fëmijë?

Një fëmijë i vogël varet tërësisht nga prindërit e tij, veçanërisht nga nëna. Tek ajo shikon gjithmonë një figurë që kujdeset dhe i përgjigjet për çdo kërkesë të tij.  Në psikologji marrëdhënia nënë-fëmijë quhet e “ngjitur”. Për një zhvillim të mirë psikologjik dhe për të krijuar një lidhje të ngushtë me fëmijën nëna duhet të përpiqet të jetë sa më e besueshme në sytë e tij.  Pra, të largohesh pa e takuar fëmijën do të vinte në rrezik pikërisht besimin që fëmija ka. Kur ti “zhdukesh” në atë lloj forme krijon një ndjenjë mosbesimi tek ai dhe kjo është arsyeja pse duhet ta shmangim gjithë këtë situatë.

Çfarë mënyrë duhet të gjejmë që fëmija mos qajë kur largohemi?

Si bëhet e mundur kjo?

Mjafton të flasësh me fëmijën, t’i shpjegosh atij se duhet të largohesh dhe do të kthehesh përsëri që kështu nuk ka arsye pse të qash dhe të mërzitesh.  Ky qëndrim do të forcojë më shumë marrëdhënien që ke ti me fëmijën. Pra, sa më shumë kohë të kalojë, aq më shumë kjo gjë do të përsëritet dhe fëmija me kalimin e kohës do të kuptojë se nëna e tij kthehet dhe ka ende besim dhe siguri tek ajo.

Këshilla për një përshëndetje më pak dramatike

Para së gjithash, është e rëndësishme të mos e bësh fëmijën të kuptojë se t’i ndjen keqardhje për faktin se duhet të largohesh. Shmangni frazat “Do më mungosh”, “Sa do të doja të qëndroja me ty”. Nuk bën asgjë tjetër vetëm se rrit më shumë mërzitjen e tij. Është e rëndësishme që të qetësoheni dhe të transmetoni siguri tek ai.

Fëmija duhet të kuptojë që nuk është vetëm dhe do të ketë dikë që do të kujdeset për të. Sigurisht që ai mund t’i telefonojë nënës së tij sa herë të dojë.

Kur ai luan motivohet

“Pse nuk e pikturon këtë pemën”? “Kur të vijë mami ta kesh mbaruar”. Kur i lë detyra fëmijës ai përpiqet që t’i mbarojë dhe të jetë sa më i përpiktë. Lënia e një detyre ose një lojë mund ta bëjë fëmijën të ketë motivim dhe të humbas mendjen.

Është e rëndësishme të mos i bërtasësh

Kur ai qan mos i ushtro presionin se duhet të pushojë. Respektoni ndjenjat e tij dhe bëjë që ta kuptojë vetë se duhet të largohesh dhe ai të pushojë së qari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat