A mund të transmetohet koronavirusi nëpërmjet mushkonjave?

Life style

A mund të transmetohet koronavirusi nëpërmjet mushkonjave?

Më: 13 prill 2020 Në ora: 17:54
Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë së Francës ka rikujtuar se koronavirusi nuk mund të përhapet nga mushkonjat, duke parë parasysh vlugun e lajmeve të rreme që po qarkullon në internet.

Institucioni shëndetësor francez, nëpërmjet Twitterit më 8 mars kishte shkruar se koronavirusi nuk mund të transmetohet përmes mushkonjave, meqë është virus respirator, rapoton Le Parisien.

Kështu, Ministria e Shëndetësisë e ka parë të arsyeshme, siç bën me dije mediumi fancez, t’ua rikujtojë qytetarëve se koronavirusi nuk mund të përhapet nga mushkonjat.

“Koronavirusit është virus respirator, i cili mund të përhapet vetëm nëpërmjet spërklave dhe kontakti me duart e palara”, shkruhet në cicërimën e llogarisë zyrtare të MSH-së franceze në Twitter. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat