Përse në rrobalarëse duhet futur një pecetë të njomë kur i lani rrobat: Truk të cilin do ta përdorni të gjithë!

Life style

Përse në rrobalarëse duhet futur një pecetë të njomë kur i lani rrobat: Truk të cilin do ta përdorni të gjithë!

Më: 16 prill 2020 Në ora: 08:25
Ilustrim

Një ndër truqet e tilla i cili ju ndihmon të arrini rezultate është përdorimi i pecetave të njomura gjatë larjes së rrobave

Në të vërtetë, pecetat e njomura do të mbledhin qimet, pjesët e imëta të pëlhurave. Mirëpo, duhet të keni kujdes disa gjëra.

Kur kazani i rrobalarëses fillon të rrotullohet, pecetat do të mbledhin grimcat e imëta të cilat do të mund të përfundojnë në rroba.

Çështja është që pecetat e njomura janë si magnetet, mirëpo para se të aplikoni këtë truk, duhet t’i lexoni këto këshilla.

Pecetat e njomura duhet të jenë mjaft të forta

Nëse nuk janë mjaft të forta, në rrobalarëse do të shqyhen, pra nuk do të kenë kurrfarë efekti. Për të verifikuar a janë mjaft të forta, përdorni këtë test.

▪ Përpiquni me duar t’i shqyeni në shirita. Nëse nuk mund t’i shqyeni në shirita, do të thotë që janë të përsosura për t’i hedhur në rrobalarëse.

Pecetat e letrës apo leckat nuk do të ndihmojnë

Nëse pecetat e njomura provoni t’i zëvendësoni me peceta letre apo lecka tekstili për pastrim do të arrini efekt të kundërt.

Pecetat do të prishen dhe do të lënë gjurmë në rroba, ndërsa leckat nuk do t’ju shërbejnë fare.

Mos e harroni aromën

Nëse nuk dëshironi që rrobat të thithin aromën e pecetave, përdorni shami antibakteriale apo peceta pa aroma.

Gjithashtu, mund t’i njomni në zbutës të rrobave. Në atë mënyrë do të maskoni aromën e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat