Si të ta pengojmë prishjen e ushqimit në kavanoza: Truk të cilin të gjitha amvisat do ta adhurojnë!

Life style

Si të ta pengojmë prishjen e ushqimit në kavanoza: Truk të cilin të gjitha amvisat do ta adhurojnë!

Më: 16 prill 2020 Në ora: 11:54
Foto ilustrim

Këtë metodë e përshëndesin edhe ekspertët

Pasi të keni hapur kavanozat me salca apo me ndonjë produkt tjetër, patjetër fusni në frigorifer për ta penguar prishjen e tyre. Megjithatë, edhe atëherë mund të krijohet myku dhe prishja e produkteve.

Një amvisë na ka zbuluar trukun e vet se si ushqimi në kavanoza të zgjasë sa më shumë dhe të mos prishet!

Në faqen e Facebook The Prepped Mama, ku rregullisht i publikon këshillat dhe truqet e veta për amvisëri, e ka publikuar edhe këtë këshillë.

Kthimi mbrapsht i kavanozave

“Truk i shkëlqyeshëm për ruajtje të ushqimit në kavanoza është që t’i vendosni mbrapsht në frigorifer. Kjo i mbyll dhe i pengon që të prishen, gjë që ju kursen edhe kohë edhe para”, ka shkruar amvisa në publikimin e saj.

Ekspertja e mikrobiologjisë dhe e agrikulturës, Cathy Moir, për Daily Mail ka theksuar që ky truk nuk do të pengojë zhvillimin e mykut, por do të ngadalësojë zhvillimin e mikroorganizmave.

Vetëm për produkte të dendura

“Me kthimin mbrapshtë të kavanozave, sipërfaqja ku do të krijohej myku do të bjerë në kapak dhe do ta mbyllë depërtimin e ajrit, gjë që do të vështirësojë zhvillimin e mikroorganizmave”, ka thënë Moir.

Edhe pse ky truk është i mirë dhe pengon zhvillimin e mykut, Cathy Moir rekomandon që kavanozat e hapur të përdoren sa më pak, domethënë që produktet të shpenzohen më shpejt pas hapjes.

Derisa të jenë të mbyllur kavanozat mund t’i vendosni mbrapsht për t’ua zgjatur kohën e zhvillimit të mykut, vetëm kujdes që produktet të jenë të trasha siç janë salcat e domateve, ajvari etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat