Koronavirusi / Si përjetohen lajmet e këqija, bazuar te shenja e Horoskopit

Life style

Koronavirusi / Si përjetohen lajmet e këqija, bazuar te shenja e Horoskopit

Më: 17 prill 2020 Në ora: 06:07
Ilustrim

Nuk ka një mënyrë të caktuar për të shprehur dhimbjen. Në ditë të tilla, kur koronavirusi ka prekur të gjithë botën dhe familjet po përjetojnë lajme trishtuese, secili e përjeton ndryshe nga tjetri.

Ky përkthim ju tregon se si e përjeton çdo shenjë horoskopi bazuar në karakteristikat astrologjike.

Dashi

Dashi ka shumë vetëbesim për rrugëtimin e jetës. Nuk ka rëndësi me çfarë përballet, gjithmonë tregon guxim në fytyrë. Nëse përballet me vdekjen e një familjari apo miku, mund të përdorë emocionet për të shprehur inat, por në fakt është trishtim. Mund të derdhin lot, por asnjëherë nuk do të largohen nga situata.

Demi

Demi është jashtëzakonisht shumë i fortë. Në raste trishtuese, bën gjithçka për të ndihmuar të tjerët dhe bën të pamundurën për të treguar mbështetje për personat e zemrës.

Binjakët

Një binjak mund të ofrojë kujtime që sjellin buzëqeshje në vend të trishtimit dhe lotëve. Ai/ajo sigurohet që të jeni pozitiv në ditë të vështira, pavarësisht dhimbjes që mund të ndjejë për humbjen e personit të tyre të dashur.

Gaforrja

Një gaforre është shumë e ndjeshme, prandaj kur flitet për vdekjen e një anëtari të familjes, nuk arrin ti mbajë emocionet dhe mund të fillojë të qajë në çdo moment.

Luani

Luani është shumë emocionues, prandaj nuk tenton të fshehë dhimbjen. Megjithatë, nuk di si të veprojë nëse humb dikë shumë të afërt me të. Edhe nëse nuk qan, thjesht po përpiqet të kontrollojë ndjenjat.

Virgjeresha

Virgjeresha ka nevojë për siguri gjatë gjithë jetës. Edhe pse vdekja është e pashmangshme, i duket sikur po shkatërrohet bota. Virgjeresha bëhet shumë e dobët nëse askush nuk i thotë se bota nuk ndaloi dhe kjo situatë e vështirë do të kalojë.

Peshorja

Peshorja është një prej shenjave të zodiakut që mundohet të fshehë ndjenjat, por kur bëhet fjalë për vdekje në familje, është e vështirë të mbajë emocionet. Megjithatë, e kupton që vdekja është pjesë e jetës.

Akrepi

Kur një Akrep përballet me vdekje, e merr shumë seriozisht. Sidomos nëse bëhet fjalë për një person të afërt, e shfaqin dhimbjen në mënyra të ndryshme duke nisur nga ndarja e kujtimeve dhe këshillimi me miq apo familjarë të tjerë.

Shigjetari

Shigjetari duket sikur nuk ndjen asgjë, por kjo nuk do të thotë se e përjeton vdekjen e dikujt në një mënyrë negative.  Shigjetari është person i mirë dhe do të qëndrojë pranë jush nëse keni humbur dikë. Nëse ata e njohin, do të ndani dhimbjen bashkë dhe do të ruani pozitivitetin.

Bricjapi

Bricjapi është shumë i pjekur dhe serioz, edhe kur vjen puna tek lajmi i trishtë i ndarjes nga jeta të një personi. Ai/ajo mund të largohet nga familja dhe miqtë për të përballuar në vetmi dhimbjen që ndjen.

Ujori

Shumë njerëz mund të konsiderojnë Ujorin sikur nuk ndjen asgjë në çdo moment të jetës. Por kur vjen puna tek vdekja, e kupton që mbyllja në vetvete nuk e shëron zemrën e askujt. Në raste të tilla bën të pamundurën që të jetë pranë miqve dhe familjes.

Peshqit

Nëse mëson lajm kaq trishtues, një Peshk ka tendencën të mbyllet në vetvete dhe të përballet në vetmi me humbjen e personit të dashur. Kur fillon të ndihet mirë, flet me miqtë dhe familjarët që të largojë sado pak dhimbjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat