Maska me hudhër që ju ndihmon të eliminoni rrudhat përgjithmonë

Life style

Maska me hudhër që ju ndihmon të eliminoni rrudhat përgjithmonë

Më: 18 prill 2020 Në ora: 08:28
Ilustrim

Hudhra është një nga perimet më të njohura dhe më të përdorura në kuzhinë. Ajo është përdorur që nga kohërat e lashta edhe në mjekësinë tradicionale, por janë të paktë ata që i njohin vetitë e saj estetike.

E pasur me antioksidantë dhe një përbërje aktive të quajtur allicin, ajo gjithashtu është e pasur me vitamina, minerale dhe substanca të tjera bimore me veti anti-inflamatore dhe antibakteriale. Hudhra mund të aplikohet drejtpërdrejt në lëkurë për ta rinovuar atë.

Karakteristikat antibakteriale të hudhrës ndihmojnë në luftimin e çrregullimeve më të zakonshme të lëkurës, ndërsa ato antioksiduese veprojnë kundër efekteve të radikalëve të lirë, duke parandaluar rrudhat.

Duke kombinuar hudhrën dhe vajin e ullirit është e mundur të merret një maskë hidratuese dhe riparuese, veçanërisht për ata që duan të luftojnë dermatitin.

Përbërësit janë shumë të thjeshtë: mjaftojnë dy thelbi hudhër dhe një lugë vaj ulliri.

Shtypni hudhrat derisa të përftoni një përzierje homogjene, më pas shtoni vajin e ullirit dhe përziejini mirë. Aplikojeni përzierjen në një fytyrë të pastër, lëreni të veprojë për 10 minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të bollshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat