Çfarë të bëni nëse ju mungon detergjenti për larje të rrobave?

Life style

Çfarë të bëni nëse ju mungon detergjenti për larje të rrobave?

Më: 22 prill 2020 Në ora: 06:48
Foto ilustrim

Pra, keni një grumbull rrobash për t’i larë, mirëpo nuk keni më detergjent për rroba. Patjetër duhet të kërkoni ndonjë dyqan të hapur? Ekspertët thonë jo

E para që duhet të bëni është që në shishen e zbrazët të detergjentit të rrobave qitni një sasi të vogël ujë të nxehtë dhe shkundeni. Me siguri do të fitoni mjaft produkt për larje të rrobave. Nëse jo, bëni vetë zëvendësimin nga kombinimi i mjeteve për pastrim të cilat tashmë i keni në shtëpi.

Kombinoni një filxhan të sapunit të ngurtë të bluar dhe gjysmë filxhani sodë bikarbonati. Këtë kombinim përdoreni njësoj sikur keni përdorur detergjentin për larje të rrobave.

Mirëpo çfarë të bëni nëse nuk keni asnjë nga këta përbërës në shtëpi?

– Në mungesë të detergjentit për larje të rrobave mund të përdoret: sapuni i duarve, sapuni i lëngët i duarve, xheli për dush dhe detergjenti i enëve”, thotë dr. Pete He, bashkëthemelues dhe shkencëtar kryesor i Hirty Labs.

Nëse lani me makinë, rekomandohen të njëjtat zëvendësime: Thjesht, shtoni një sasi të vogël – vetëm dy deri tri lugë të vogla mjete në kutinë e detergjentit për larje të rrobave apo drejtpërdrejt në kazan të makinës.

Mos i përzieni me preparate të tjera për rroba apo aditivë dhe kujdesuni të mos e teproni me sasinë, që mund të shkaktojë prodhim të pamasë të shkumës, të dëmshme për makinën tuaj, thotë He.

Mirëpo, nëse çdo gjë tjetër dështon, gjithmonë mund të mbështeteni në fuqinë e ujit të nxehtë.

Për larje “të fortë” rregullojeni ciklin e larjes në ujë të nxehtë apo në temperaturë të lartë dhe shmangni përdorimin e parametrave të ndjeshëm të larjes, thotë He.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat