Më pëlqejnë njerëzit që nuk mburren, por befasojnë me veprimet e tyre

Life style

Më pëlqejnë njerëzit që nuk mburren, por befasojnë me veprimet e tyre

Më: 23 prill 2020 Në ora: 09:08
Ilustrim

Më pëlqejnë njerëzit që janë të përulur, që buzëqeshin dhe që kryejnë gjeste dashamirëse pa u mburrur për asgjë. Njerëzit të cilët nuk nuk i drejtohen gënjeshtrave.

Të gjithë e dimë se këta lloj njerëzish mund të llogariten me gishtat e njërës dorë. Ne jetojmë në një shoqëri individualiste, të orientuar gjithnjë e më shumë drejt aspektit estetik dhe pikërisht për këtë arsye qëndrimet ekspozicioniste përkeqësohen në maksimum.

Disa vjet më parë një psikanalist i mirënjohur francez, Paul-Claude Racamier, shpiku termin “narcisist pervers”, duke iu referuar atij lloji të personit i cili jo vetëm që jeton i përqendruar në pagabueshmërinë dhe përsosmërinë e tij, por edhe ushtron ngacmim të vazhdueshëm moral, duke poshtëruar të tjerët.

Të jetosh i nënshtruar ndaj kësaj lloj dinamike përfundon duke shkatërruar shëndetin tonë mendor. Është e nevojshme të bëjmë një kthesë në marrëdhëniet tona të përditshme, duke u përpjekur të thellojmë ato me njerëzit që nuk përqendrohen vetëm në veten e tyre.

Një karakter i zakonshëm i narcisistit kronik është tendenca për të bërë premtime dhe për të ndërtuar kështjella në ajër. Ata bëjnë gjithçka, jetojnë gjithçka, dinë gjithçka dhe gjithmonë vendosnin fjalën “Unë” në fillim të çdo fjalie. Ky lloj personaliteti mund të identifikohet menjëherë, pasi gënjeshtrat i kanë këmbët e shkurtra.

Duke qenë të mësuar me kaq shumë individualitet, ndodh që veprimet spontane ndaj njerëzve të tjerë të mund të na befasojnë. Ka njerëz magjikë që kryejnë akte të sjellshme pa pritur asgjë në këmbim. Njerëz me zemër të mirë, qëllimi i vetëm i të cilëve është të rrëmbejnë buzëqeshjet. Të mësojmë t’i njohim ata është thelbësore dhe të rrethuarit nga këta njerëz vetëm mund të përmirësojnë cilësinë e jetës sonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat