Gjashtë mënyra të thjeshta që bëjnë qafën tuaj të qëndrojë më e re - Bota Sot
Gjashtë mënyra të thjeshta që bëjnë qafën tuaj të qëndrojë më e re

Life style

Gjashtë mënyra të thjeshta që bëjnë qafën tuaj të qëndrojë më e re

Më: 30 prill 2020 Në ora: 06:42
Ilustrim

Gusha është zakonisht e para që tregon shenja të plakjes. Ky është fakt i mirënjohur. Kjo për shkak se lëkura është më e hollë se në pjesët e tjera të trupit dhe për më tepër, ajo ka më pak gjëndra vaji

Kjo është arsyeja pse humbet elasticitetin më shpejt. Për fat të mirë, është e mundur të luftosh në mënyrë efektive ndryshimet në lidhje me moshën.

Disa këshilla të njohura që mund të parandalojnë plakjen dhe ta bëjnë gushën tuaj të qëndrojë më e re.

1. Mos e teproni me parfumin

Parfumet përmbajnë alkool dhe aromatizues të ndryshëm që thajnë lëkurën dhe e bëjnë më pak elastike. Nëse jeni mësuar të rifreskoni parfumin gjatë ditës, është më mirë ta aplikoni vetëm në kyçet e dorës.

2. Mos mbani aksesorë të rëndë

Është më mirë t’i përdorni varëset e rënda vetëm në raste të veçanta, sepse ato tërheqin lëkurën.

3. Kujdesuni për qëndrimin tuaj

Para së gjithash, një pozicion i keq mund të jetë arsyeja e dhimbjeve të kokës dhe qafës. Së dyti, për shkak të lakimit të vazhdueshëm, rrudhat mund të shfaqen dhe nuk janë të lehta për t’u hequr qafe.

4. Hidratoni lëkurën rregullisht

Shumë gra harrojnë që qafa, ashtu si fytyra, duhet të hidratohet rregullisht. Ju nuk keni nevojë për losion të veçantë pasi kremi juaj i rregullt i fytyrës do të jetë po aq i mirë edhe për qafën. Ju duhet t’i kushtoni vëmendje mënyrës sesi e aplikoni, sepse është e rëndësishme të lëvizni gishtat butësisht lart.

5. Hani më shumë ushqime të pasura me vitaminë C dhe acide yndyrore

Vitamina C rrit prodhimin e kolagjenit që e bën lëkurën elastike. Kjo është arsyeja pse është mirë të përfshini më shumë agrumet, domatet dhe manaferrat në dietën tuaj. Është gjithashtu mirë të hani më shumë produkte të pasura me acide yndyrore omega-3 dhe omega-6: vaj ulliri, peshk yndyror, arra dhe avokado. Ato ndihmojnë në ushqimin e lëkurës nga brenda.

6. Mos harroni të bëni ushtrime

Ka shumë ushtrime të ndryshme për t’i mbajtur muskujt e qafës dhe fytyrës të qëndrueshëm. Këtu janë disa prej tyre:

▪ Zhvendosni nofullën e poshtme para dhe mbrapa

▪ Zgjatini buzët (në formën e shkronjës “О”) dhe mbajini ashtu për 5 sekonda. Përsëriteni këtë ushtrim disa herë. Pastaj, bëni të njëjtën gjë, duke shqiptuar tingullin “E”.

▪ Uluni drejt, ushtroni forcë me dorën e djathtë tek balli. Bëjeni pa e përkulur kokën. Mbajeni këtë pozicion për 10 sekonda

▪ Uluni drejt, vendosni duart pas kokës dhe shtypni pjesën e pasme të saj pa e përkulur prapa. Mbajeni këtë pozicion për 10 sekonda

▪ Uluni drejt. Tërhiqeni kokën prapa dhe hapni gojën. Mundohuni të arrini buzën e sipërme me buzën e poshtme, pa i bashkuar dhëmbët. Përsëriteni ushtrimin disa herë.

Për të arritur rezultate më të mira, kryejini këto ushtrime 1-2 herë në ditë. Edhe ushtrimet e rregullta fizike përmirësojnë rrjedhën e gjakut dhe pasurojnë lëkurën me oksigjen, duke e bërë atë më elastike. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat