Uji në të cilin është zier orizi pengon rrudhat: Bëni maskë natyrale për fytyrë

Life style

Uji në të cilin është zier orizi pengon rrudhat: Bëni maskë natyrale për fytyrë

Më: 10 maj 2020 Në ora: 19:33
Foto ilustrim

Aziatiket me shekuj të tërë përdorin ujin e orizit në shërbim të bukurisë, pa marrë parasysh a është fjala për kurimin e fytyrës, trupit apo flokëve

Struktura e butë e ujit të orizit qetëson lëkurën e irrituar, shkëlqen tenin dhe i bën mirë lëkurës së thatë.

Gjithashtu, vera e orizit përmban kolagjen, e mban lëkurën elastike dhe zvogëlon shenjat e plakjes.

Antioksidanti i orizit e pastron lëkurën, e freskon, e hidraton dhe ngadalëson shfaqjen e rrudhave.

Maska e thjeshtë për fytyrë nga uji i orizit bëhet kështu:

Ju nevojitet një filxhan oriz organik dhe një pecetë pëlhure.

Lëreni orizin në ujë tërë natën, ndërsa të nesërmen ujin e ndërroni dhe orizin e zieni. Kullojeni orizin dhe ujin lëreni të ftohet.

Pecetës së pëlhurës ia pritni ato pjesë ku duhet t’i keni të zbuluar sytë, hundën dhe gojën, pastaj futeni në ujin e ftohur 10 minuta.

Pecetën e njomur vendoseni në fytyrë dhe mbajeni maskën rreth 15 deri 30 minuta. Pas përdorimit lajeni fytyrën me ujë të zakonshëm.

Kjo maskë është e pasur me flavonoide, të cilat pengojnë shfaqjen e rrudhave, freskojnë dhe tendosin lëkurën.

Maskën mund ta përdorni çdo ditë.

Vërejtje: Para përdorimit të maskës konsultohuni me dermatologun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat