Ekspertët e Feng shui-t thonë: Këto gjëra nuk bën assesi të mbani në dhomën e gjumit – tërheqin energji negative, ndikojnë në gjumë!

Life style

Ekspertët e Feng shui-t thonë: Këto gjëra nuk bën assesi të mbani në dhomën e gjumit – tërheqin energji negative, ndikojnë në gjumë!

Më: 14 maj 2020 Në ora: 07:16
Ilustrim

Dhoma e gjumit duhet të paraqesë oazën e paqes dhe qetësisë – vendi ku do të pushoni edhe fizikisht edhe psikikisht edhe ku do të përtërini energjinë tuaj dhe prandaj duhet patjetër të jetë e rregulluar në harmoni me to, theksojnë ekspertët e Feng shui-t

Sipas këtij rregulli, disa gjëra janë absolutisht të tepërta në dhomën e gjumit – mund të çrregullojnë balancimin e energjisë dhe të ndikojnë në gjendjen tuaj të keqe mendore, humorin dhe në cilësinë e pushimit dhe gjumit.

Tepër gjelbërim

Feng shui propagandon që bimët mund të emetojnë frekuenca të caktuara energjie të cilat mund të çrregullojnë gjumin tuaj. Këshillohet një, më së shumti dy lule në dhomën në të cilën flini gjumë.

Aromat e pakëndshme dhe të forta

Vendin në të cilin flini gjumë duhet patjetër ta izoloni nga aromat, madje edhe nga parfumet e forta. Propozohet që dhomën e gjumit ta mbani të mbyllur kur pjesën tjetër të banesës e pastroni me mjete agresive dhe është mirë ta ajrosni para se të flini gjumë, pastaj të ndizni ndonjë qiri aromatik me aromë të këndshme.

Gjëra të shumta në dhomën e gjumit

Mund të ndodhë që të shfaqet edhe ndjenja e vetmisë dhe e melankolisë para gjumit. Kështu që, dhoma juaj e gjumit duhet të jetë e rregulluat minimalisht, me sa më pak detaje dhe imtësi apo me pjesë të panevojshme mobiliesh, të cilat aty i mbani vetëm si stoli.

Depo nën krevat

Grumbulli i gjërave nën vendin në të cilin flemë emeton energji shumë të keqe dhe mund të ndikojë në gjumë jocilësor dhe të keq, por mund të shkaktojë edhe zgjim të hershëm dhe ëndrra të këqija. Këshilla është, gjithsesi gjeni një vend të ri për vendosjen e atyre gjërave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat