Ndiqni këto këshilla për t’u dukur më joshës - Bota Sot
Ndiqni këto këshilla për t’u dukur më joshës

Life style

Ndiqni këto këshilla për t’u dukur më joshës

Më: 21 maj 2020 Në ora: 07:44
Ilustrim

Është fakt mizor i jetës se të ashtuquajturit “persona atraktivë” kanë një jetë më të lehtë në përgjithësi.

Të qenit atraktivë mund të hap shumë dyer që normalisht mund të jenë të mbyllura, duke filluar nga fakti se studime të ndryshme kanë zbuluar se personat atraktivë janë më të prirë të bëhen të pasur, janë më të shëndetshëm dhe më këmbëngulës në qëllimet e tyre.

Prandaj, është më mirë që të gjithë të përpiqen me aq sa kanë forcë për t’u paraqitur sa më joshës.

E për ta bërë këtë, një temë në “Reddit” është e mbushur me këto këshilla:

– Për të lënë përshtypje të mirë të parë, mbani qëndrim të drejtë – do të befasoheni sa shumë ndikon kjo që të dukeni më mirë. Të qëndruarit drejt jua bën stomakun të duket më hollë, dhe gjoksi më i madh. Gjithashtu, të qëndruarit drejt ju paraqet si person me vetëbesim më të lartë.

– Buzëqeshni. Njerëzit e lumtur janë më atraktivë.

– Silluni mirë. Shpeshherë njerëzit atraktivë mund të duken të shëmtuar vetëm sepse sillen keq dhe janë bezdisës.

– Kur shkoni te berberi, thoni atij: “Ju jeni profesionisti dhe nuk kam ide se çfarë më rri mirë mua”. Kësisoj, ata do ta bëjnë më të mirën e tyre, dhe mundësitë janë të mëdha që stili i ri i flokëve do t’i përshtatet strukturës tuaj të fytyrës.

– Mos u përpiquni ta imitoni stilin e dikujt tjetër, por vishni rroba të cilat juve ju pëlqejnë dhe që ju bëjnë të ndjeheni komod e të relaksuar.

– Bëni dush shpesh dhe mbajeni higjienën e përgjithshme, sepse njerëzit higjienik automatikisht janë më të vlerësuar nga tjerët.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat