Nuk e keni ditur më parë, mësoni funksionin e veçantë që ka mjekra te meshkujt - Bota Sot
Nuk e keni ditur më parë, mësoni funksionin e veçantë që ka mjekra te meshkujt

Life style

Nuk e keni ditur më parë, mësoni funksionin e veçantë që ka mjekra te meshkujt

Më: 23 maj 2020 Në ora: 07:32
Ilustrim

Vitet e fundit, mbajtja e mjekrës është kthyer në modë dhe shumica e meshkujve preferojnë që ta ndjekin.

Por ndoshta askush nuk e dinte më parë që mjekra e gjatë ka një funksion “jetik”.

Arsyen e kanë shpjeguar disa studiues në Universitetin Utah të Shteteve të Bashkuara.

Një studim i ri ka zbuluar se ka një qëllim shumë praktik që qëndron pas tyre dhe ky është zbutja e një grushti të mundshëm.

Kërkues nga Universiteti i Utah u përpoqën të kuptonin nëse një mjekër ishte e aftë të përballonte një grusht dhe ta zbuste atë apo jo.

Eksperimentet që ata krijuan në laborator arritën në përfundimin e mësipërm.

U zbulua se mjekra në të vërtetë thithte energji gjatë një grushti duke e zbutur atë dhe ndikimin që ai do të kishte në një pjesë delikate si nofulla.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat