Truke për të mbajtur mend më gjatë gjërat - Bota Sot
Truke për të mbajtur mend më gjatë gjërat

Life style

Truke për të mbajtur mend më gjatë gjërat

Më: 24 maj 2020 Në ora: 23:54
Foto ilustrim

Njerëzit janë të etur për të pas më shumë njohuri dhe pavarësisht se sa shumë lexojnë, shikojnë filma ose dokumentarë prap nuk arrijnë t’i mbajnë mend të gjitha informacionet që i dëgjojnë ose shikojnë.

Por edhe në këtë aspekt nuk jeni vetëm sepse kjo gjë është e zakonshme, por ka mënyra që të zgjidhet.

Ne do ju sjellim disa strategji të cilat janë përpiluar nga ekspertët që të ju ndihmojnë të mbani mend ato që mësoni.

Forcojeni veten që t’i rikujtoni gjërat

Mësimi efikas kërkon që të mbahet mend, ekspertët thonë se kur keni vështirësi të mësoni dicka kjo do të thotë se jeni duke mësuar më së miri.

Është e thjeshtë, ndonëse jo e lehtë, por ju duhet ta detyroni veten ta rikujtoni një fakt.

Psikologët thonë se kur përpiqeni të mbani mend një copë informacioni, ju e pengoni procesin e harresës dhe ndihmoni që ta ruani atë informacion në tru.

Bëni lidhëshmëri mes gjërave të reja dhe atyre të vjetëra

Sam ë shumë që mësoni, aq më shumë rriten aftësitë për të mësuar gjëra të reja dhe sa më shumë që bëni lidhje mes kujtimeve dhe gjërave të reja ju do ta keni më të lehtë t’i mbani në mend këto më vonë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat