Si ta ndihmoni personin që dashuroni të humbasë peshë? - Bota Sot
Si ta ndihmoni personin që dashuroni të humbasë peshë?

Life style

Si ta ndihmoni personin që dashuroni të humbasë peshë?

Më: 29 maj 2020 Në ora: 10:25
Ilustrim

Një studim i kohëve të fundit ka arritur në përfundimin se çiftet që jetojnë së bashku, shtojnë peshë më shumë dhe më shpejt.

Shtimi i disa kileve nuk është gjithmonë diçka e keqe për shëndetin, por duhet mbajtur nën kontroll.

Prandaj, ne përmes këtij artikulli do t’ju vijmë në ndihmë sesi të hani shëndetshëm, ju ose partneri/partnerja juaj.

Nëse partneri juaj ka filluar të shëndoshet papritur, ne do t’ju sugjerojmë disa mënyra sesi ta ndihmoni për t’u dobësuar fare thjesht. Lexoni më poshtë, dhe më pas na falenderoni;

1

Shikoni dietat së bashku 
Mos i shikoni vetëm dieta për partnerin tuaj, por kur të gjeni kohën uluni së bashku dhe zgjidhni një dietë që i përshtatet. Mos ia jepni dietën në mënyrë të imponuar.

2

Mbusheni frigoriferin me ushqime të shëndetshme
Si rastësisht, kur bëni pazar, blini ushqime të shëndetshme, në mënyrë që kur partneri juaj të hapë frigoriferin të mos ketë gjë tjetër për të ngrënë, por vetëm ushqime të shëndetshme.

3

Përgatitja ti drekën 
Mos e lini që ai të marrë ushqime fast food-i për të konsumuar në drekë, por çdo ditë ju mund t’i përgatisni ushqime të shëndetshme që ai t’i hajë në punë.

4

Gatuani së bashku 
Sapo të keni mundësi, kaloni kohë në kuzhinë së bashku. Kjo gjë do e ndihmojë jo vetëm marrëdhënien tuaj, por edhe ai do të mësojë më shumë rreth ushqimeve të shëndetshme.

5

Servirjani ushqimin në pjata të vogla
Nëse hidhni pak ushqim në një pjatë të vogël, kjo do t’i duket atij shumë, prandaj ky është një lloj truku që ju asnjëherë mos t’ia servirni ushqimin në pjata të mëdha, pasi ai do ta hajë aq sa ka në pjatë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat