Një sekret që duhet ta dini të gjitha, çfarë duhet të bëni para depilimit

Life style

Një sekret që duhet ta dini të gjitha, çfarë duhet të bëni para depilimit

Më: 1 qershor 2020 Në ora: 06:32
Ilustrim

Para se të fillosh depilimin e lëkurës, është e këshillueshme që ta përgatitësh atë duke e trajtuar fillimisht me masazhe dhe me trajtime natyrale për ta pasur më të lëmuar dhe më të qetë pas këtij procesi.

Scrub 1:

2 lugë gjelle miell misri

1 lugë vaj ulliri (ose vaj bajamesh)

1 lugë lëng limoni

Përgatitja: Pasi t’i kesh përzier përbërësit, aplikoje masën në të gjitha zonat ku do të bësh depilimin. Masazhoji për disa minuta (10-15) dhe pastaj shpëlaji.

Me vajin e bajames mund ta trajtosh lëkurën edhe pas depilimit për ta pasur më të mëndafshtë.

Scrub 2:

1 filxhan kafe sheqer (mundësisht i errët)

1 lugë gjelle vaj ulliri (vaj kokosi, bajame)

2 lugë lëng limoni

Përgatitja: Përzieji mirë të gjithë përbërësit derisa e gjithë masa të bëhet homogjene. Fillo masazhoji zonat ku do të kryhesh depilimin (fillimisht duhet t’i lagësh) për disa minuta (10-15), duke bërë kujdes që të mos e acarosh lëkurën. Pasi t’i kesh shpëlarë, fillo depilimin dhe pas tij mund ta trajtosh sërish lëkurën me vaj kokosi ose bajame.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat