Përtërin edhe flokët më të dëmtuar: Me këtë maskë prej tre përbërësve janë ngazëllyer edhe floktarët - Bota Sot
Përtërin edhe flokët më të dëmtuar: Me këtë maskë prej tre përbërësve janë ngazëllyer edhe floktarët

Life style

Përtërin edhe flokët më të dëmtuar: Me këtë maskë prej tre përbërësve janë ngazëllyer edhe floktarët

Më: 7 qershor 2020 Në ora: 22:49
Foto ilustrim

Rezultati i parë shihet që pas një përdorimi, mirëpo që flokët të jenë plotësisht të shëndetshëm dhe të butë rekomandohet përdorimi dy herë në javë në afat prej një muaji

Përbërësit e kësaj maske janë jashtëzakonisht të fuqishëm, andaj është mënyra e duhur që të ndikojë në flokë dhe të sanojë edhe dëmtimet më të mëdha.

Kjo maskë trajton me efikasitet flokët e vrazhda, të thata dhe të dëmtuara.

Për përgatitje të maskës ju nevojiten:

– gjysmë filxhani majonezë (sasia varet nga gjatësia e flokëve tuaj, kjo është masa optimale për flokë të gjatësisë mesatare);
– 3 lugë të vogla glicerinë të lëngët;
– 2 lugë vaj kokosi.

Përgatitja:

Përzieni të gjithë përbërësit, derisa tretja të bëhet e lëmuar. Bëni masazh flokëve, duke filluar nga maja e kokës deri te majat e flokëve.

Mbështillni flokët me kapelën e dushit dhe lëreni maskën të qëndrojë disa orë, më së miri është që të flini me të.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat