Pesë rregullat e arta për të inkurajuar fëmijët të lexojnë - Bota Sot
Pesë rregullat e arta për të inkurajuar fëmijët të lexojnë

Life style

Pesë rregullat e arta për të inkurajuar fëmijët të lexojnë

Më: 9 qershor 2020 Në ora: 17:38
Ilustrim

Leximet e para nuk harrohen kurrë dhe janë një hap thelbësor në rritjen e një fëmije. Por cila është mënyra e saktë për t’i afruar fëmijët me librat? Si mund të jenë ata të apasionuar pas leximit?

Pesë rregullat e arta për të inkurajuar fëmijët të lexojnë:

Gjeni nivelin e duhur të vështirësisë

Është e rëndësishme që fëmija të përjetojë një ndjenjë sfide dhe një shkallë të mirë të kënaqësisë: nëse tregimi është shumë i vështirë, ose jashtë mundësive të tij, ekziston rreziku që ta bëjë atë të ndjehet i irrituar dhe i zemëruar; nëse është shumë i lehtë, ose jo shumë stimulues, rrezikon të mërzitet.

Riti i të lexuarit

Është e rëndësishme që leximi të fillojë të jetë pjesë e rutinës prind-fëmijë. Mund të jetë një herë në ditë, çdo dy ditë ose çdo javë: të dielën në mëngjes me një filxhan çaj, në mbrëmje menjëherë pas darkës, të shtunën pasdite. Zhdukni të gjitha shpërqendrimet, mendimet dhe shqetësimet e jashtme, qetësohuni dhe kushtojuni vetëm në faqeve të librit që keni në dorën tuaj.

Lexoni tregime me emocione dhe argëtim

Roli i të rriturit është thelbësor për suksesin e aktivitetit. Gëzimi, argëtimi, fantazia janë përbërësit e duhur për të përfshirë fëmijën dhe për t’i hapur mendjen. Po aq e rëndësishme është që prindi të ketë aftësinë të ndalet, sepse vëmendja e fëmijëve ka një kohëzgjatje shumë të kufizuar.

Rëndësia e intonacionit për të shënuar rrokjet dhe fjalët

Për fëmijën shumë fjalë dhe fraza janë thjesht një grup shkronjash ose rrokjesh. Mbështetja juaj do të jetë thelbësore si për shqiptimin e saktë të fjalës, ashtu edhe për intonimin e tërë fjalisë dhe për të kuptuar tekstin. Pra, së pari është e rëndësishme, që t’i jepni kënaqësinë që ta lexojë fjalën në mënyrë të pavarur. Pastaj përsërisni fjalën e lexuar, duke qenë shumë të kujdesshëm për të vendosur theksin në rrokjen e saktë. Pasi fëmija të ketë lexuar të gjitha fjalët që përbëjnë fjalinë, ai e lexon atë duke i kushtuar vëmendje intonacionit të duhur të zërit, për të shtuar ngjyrat në tekst dhe për të lehtësuar kuptimin e tij.

Ri-lexoni të gjithë historinë së bashku

Pasi të keni lexuar fjalën e fundit të fjalisë së fundit, lexoni tregimin së bashku që nga fillimi. Tani që fëmija është njohur me fjalët, ai mund të përqendrohet në kuptimin e tekstit që ka lexuar. Pasi ta lexoni përsëri historinë, përpiquni të argëtoheni me aktivitetet e propozuara në fund të tregimit, për të forcuar të kuptuarit e tekstit të lexuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat