Ndërtoni vetë kopshtin spektakolar sferik në shtëpi

Life style

Ndërtoni vetë kopshtin spektakolar sferik në shtëpi

Më: 10 qershor 2020 Në ora: 12:44
Foto Ilustrim

I lartë afro pothuajse tri metra, Growroom është pavijon rrethor i përbërë nga pllaka druri, të cilat ju mundësojnë që të kultivoni lule, perime apo bimë erëzash apo bimë shëruese

Shikoni si mund të ndërtoni vetë këtë kopsht atraktiv vertikal për shtëpinë tuaj.

Dizajni për ambientin e qytetit

Prodhimi vendor i ushqimit ka ndikim pozitiv në ambientin jetësor dhe në cilësinë e ushqimit tonë, mirëpo kopshtet tradicionale marrin hapësira shumë të mëdha, prandaj çdo metër i hapësirës së qasshme është i vlefshëm në ambientet urbane.

Prandaj Growrrom është dizajnuar si kopsht vertikal, i cili zë sipërfaqe të vogël falë dimensioneve prej 2,8 x 2,5 metra.

Pavijoni mundëson që të lidhemi me natyrën aq më parë me bimët dhe pastaj duke i vjelë frytet aromatike dhe të shijshme të punës.

I thjeshtë për t’u bërë

I gjithë pavijoni ndërtohet nga vetëm një material – druri dhe për ta ndërtuar do t’ju nevojiten 16 kompensata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat