Gjërat që nuk duhet të bëni gjatë ciklit menstrual

Life style

Gjërat që nuk duhet të bëni gjatë ciklit menstrual

Më: 10 qershor 2020 Në ora: 15:02
Foto ilustrim

Cikli menstrual është një funksion shumë i rëndësishëm i organizmit femëror, i cili edhe pse në ditët e para të tij mund t’ju krijojë shqetësime fizike dhe emocionale është tregues i qartë i mirëfunksionimit të shëndetit. Gjatë periodave femrat bëhen më të ndjeshme, ndihen më të lodhura dhe për të përmirësuar shëndetin e tyre të përgjithshëm ato nuk duhet të bëjnë këto gjëra gjatë këtyre ditëve:

Mos bëni aktivitet fizik: gjatë këtyre ditëve ju bie energjia dhe nuk do të ishit të afta të përballonit edhe aktivitetet e ndryshme fizike.

Mos hani shumë sheqerna: ushqimet e pasura me sheqerna dhe karbohidrate janë të preferuarat e femrave gjatë periodave, thjesht mendoni se pas këtyre ditëve mund të keni shtuar disa kilogram.

Mos bëni dush në ditën e parë: ditën e parë s’duhet të lani gjithë trupin sepse në disa raste shkaktohet hemorragji nga ndryshimi i temperaturës së trupit për shkak të ujit.

Mos përdorni të brendshme të vogla: kjo është një pikë shumë e rëndësishme në këto ditë sepse mund të bëheni pis dhe mbi të gjitha ju duhet të përdorni produkte të pambukta që mos të merrni ndonjë infeksion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat