Valixhja e pushimeve; këto janë 6 gjërat esenciale që duhet të merrni me vete!

Life style

Valixhja e pushimeve; këto janë 6 gjërat esenciale që duhet të merrni me vete!

Më: 14 qershor 2020 Në ora: 13:20
Ilustrim

Planet për pushimet e verës nisin që në pranverë e sa më shumë të afrohen ditët aq më shumë ne nisim të mendojmë për bërjen gati të valixhes. Kjo e fundit na vendos gjithmonë përballë dilemave se çfarë të marrim e çfarë të lëmë në shtëpi sepse na duket sikur gjithçka është e nevojshme.

Por ka një rregull bazë që duhet të ndiqni kur udhëtoni për pushime: fokusoni fillimisht te gjërat bazike dhe esenciale.

1- Rroba-banjo trupore

Lista e gjërave bazike për në plazh nuk mund të jetë kurrsesi e plotë pa rrobat e banjos. Rrobat e banjos trup mund të vishen jo vetëm për në det por edhe si trupore të kombinuara me xhinse apo funde. Pra, kanë përdorim të shumëfishtë e ja vlejnë t’i keni me vete.

2- Pantallona të shkurtra xhins

Lërini xhinset klasike në shtëpi, ndërsa jeni me pushime. Është koha për pantallonat e shkurtra xhins që mund t’i vishni në pishinë, plazh apo edhe në darkë.

3- Shapkat e lëkurës

Kur udhëtoni e dinë të gjithë se këpucët më të rehatshme janë padyshim të sheshtat. Së pari zënë shumë më pak vend në valizhe dhe së dyti mudn të vishen nga mëngjesi në mbrëmje dhe janë shumë herë më chic sesa shapkat me gisht.

4- Fustanet me gjatësi mesatare (midi)

Një fustan midi është absolutisht i preferuari i shumë vajzave sepse është ajo veshja me të cilën mund të qëndrosh si në mëngjes edhe në mbremje. Sigurohuni të merrni në valixhe disa versione e materiale të rehatshme për ditët e pushimit.

5- Syzet ‘bazike’

Mos e ngarkoni veten me modele syzesh të cilat ju mundojnë në kombinime. Ju mafjtojnë dy mode syzesh nga ato baziket e të thjeshtat që jeni të sigurta që ju shkojnë me gjithçka.

6- Fund me kopsa përpara

Fundet e gjata me kopsa janë një zgjehdje e duhur që mudnt ‘ju duhen edhe në plazh por mund ta vishni edhe për një darkë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat