Gënjeshtrat që shkatërrojnë një marrëdhënie…

Life style

Gënjeshtrat që shkatërrojnë një marrëdhënie…

Më: 14 qershor 2020 Në ora: 20:05
Foto ilustrim

Gjithçka është në rregull

Kur diçka është duke ju shqetësuar ju duhet të flisni rreth atij problemi. Ndoshta ju po i largoheni grindjes apo jeni lodhur duke diskutuar, ndoshta jeni e lodhur apo e zënë me punë dhe nuk keni kohë. Mirëpo në vend që të thoni “gjithçka është në rregull” kur nuk është, thoni: “Kjo po më shqetëson, do të flasim pas punës rreth kësaj”.

Bëj ç’të duash, mua nuk më intereson

Ndoshta ndonjëherë vërtetë nuk jeni e interesuar dhe dëshironi të lini vendimin në duart e tij, por nëse ju intereson mos i ikni kompromisit. Thoni atë që ju mendoni se është e drejtë dhe diskutoni për një zgjidhje të pëlqyeshme nga të dy palët

Në rregull do të qëndroj me ty sonte

Nëse situata mes jush është e tensionuar dhe ju keni nevojë për pak kohë larg tij, thoni këtë. Nëse qëndroni me të dashurin në një situatë të tensionuar, pa dëshirën tuaj, do të fillojnë grindjet mes jush.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat