Gabimet që nuk duhet të bëni sapo zgjoheni…

Life style

Gabimet që nuk duhet të bëni sapo zgjoheni…

Më: 19 qershor 2020 Në ora: 09:56
Ilustrim

Secili nga ne e kemi një rutinë që funksionon për zgjimin sa më të lehtë dhe një ditë më produktive. Ndoshta rutina juaj përfshin leximin e lajmeve, kërcimin me rroba të brendshme, dëgjimin e muzikës ose të pish ujë të gazuar por janë disa gjëra që nuk preferohen që të bëhen pasi ndikojnë në një ditë joproduktive.

Më poshtë ju sjellim disa nga gjërat që ekspertët thonë se nuk duhet të bëni pak minuta pasi të zgjoheni.

Mos e prekni butonin “snooze”

Disa herë, është e kuptueshme që keni problem me zgjimin në mëngjes por nuk është një ide e mirë që ju të bëni alarmin on/off por rezistoni tundimit në mënyrë që të keni një ditë sa më produktive pasi do të zgjoheni më shumë të acaruar nëse nuk e ndalni alarmin herën e parë.

Mos shikoni e-mailin tuaj

Nëse flini me telefonin tuaj afër, është shumë e lehtë që sapo të zgjoheni, të shihni e-mailat tuaj dhe të kontrolloni rrjetet sociale por mos e bëni atë.

Mos e lëni shtratin të parregulluar

Sipas Charles Duhigg, të rregullosh shtratin ju ndihmon që të keni një ditë më produktive. Por sipas studimeve të fundit, është e vërtetuar se rregullimi i shtratit tuaj ka vërtetë të bëjë me produktivitetin tuaj dhe ju ndihmon që të nisni ditën në mënyrë sa më të organizuar.

Mos pini kafe

Nëse mendoni se nuk mund të funksiononi pa pirë kafe në mëngjes, mendohuni edhe njëherë. Trupi juaj në mënyrë natyrale prodhon më shumë hormonin e stresit, kortizol që edhe rregullon energjinë mes orës 8 dhe 9 prandaj koha më e mirë që të konsumoni kafe është ora 9:30 e tutje.

Mos u bëni gati në errësirë

Të mbash dritat e tua fikur dhe grilat e mbyllura mund të duket si një mënyrë më e lehtë për të kaluar ditën por megjithatë nuk preferohet që të bëheni gati në errësirë pasi trupi mund të sinjalizojë se është akoma koha për gjumë dhe do të ndiheni më të acaruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat