Tashmë mund të visheni si Beyonce e Jennifer Lopez, edhe me pak para - Bota Sot
Tashmë mund të visheni si Beyonce e Jennifer Lopez, edhe me pak para

Life style

Tashmë mund të visheni si Beyonce e Jennifer Lopez, edhe me pak para

Më: 25 qershor 2020 Në ora: 10:37
Foto ilustrim

Për vite me radhë kemi parë Beyonce, motrat Kardashian, Cardi B, Rihanna, Lady Gaga, shumë të famshme të tjera të vishen nga duart e LaQuan Smith me veshje super seksi

Nëse do donit të vishnit të paktën një herë një nga veshjet që vesh edhe Beyonce në skenë, nuk ju ndihmojmë dot. Por nëse dëshironi të vishni një veshje nga stilisti i saj, kjo është dita juaj me fat sepse LaQuan Smith sapo ka hedhur në treg koleksionin e tij të fundit

LaQuan Smith është stilisti që veshi Beyonce-n përgjatë turit “On The Run II”, gjithashtu edhe ai që bëri Kim Kardashian të veshë fustanin e zi lateks, i cili bëri xhiron e rrjetit.

Image

Ai e krijoi këtë linjë në mënyrë që të gjithë të kenë mundësi të vishen bukur edhe me pak para.

Padyshim që nuk janë veshje me të cilat mund ta shihni Beyonce-n të vishet në skenë, por mund t’i veshë nga dhoma e ndenjes drejt kuzhinës apo kur del për të bërë një xhiro me familjen.

Disa prej tyre i gjeni më poshtë:

Image
Image
Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat