Sekreti për sukses në jetë

Life style

Sekreti për sukses në jetë

Më: 27 qershor 2020 Në ora: 12:35
Ilustrim

Nëse jeni prej atyre që deri sot keni besuar se jeta jote është e shkruar në një dërrasë të zezë dhe se çdo gjë për ty është planifikuar më parë, ndërrojeni menjëherë këtë mendim. Sepse, qëllimin tënd ti e përcakton vet. Misioni yt është misioni që i jep ti vetës. Jeta jote do të jetë si ta krijosh ti dhe askush nuk do ta gjykojë as tani dhe as në të ardhmen.

Ji i detyruar ta mbysësh dërrasën e zezës të jetës tënde me gjithçka që dëshiron.  Nëse e ke  mbushur me plaçka  të së shkuarës, fshije. Elimino gjithçka nga e shkuara që nuk të shërben, ji mirënjohës që të ka sjellë në këtë vend tani në një  fillim të ri. Ke një dërrasë të pastër dhe mund t’ia nisësh nga e para- këtu, në këtë çast. Gjej gëzimin tënd dhe jetoje.

Bëj gjërat që të pëlqejnë dhe që të sjellin gëzim. Nëse nuk e di çfarë të sjellë gëzim, bëj pyetjen: “Çfarë më sjellë gëzim?” Dje derisa e gjen dhe i përkushtohesh, ligji i tërheqjes të lëshon një ortek gjërash të gëzueshme, njerëzish, rrethanash, ngjarjesh dhe mundësisht në jetën tënde, për faktin  e thjeshtë që ti rrezaton gëzim.

Sekreti është brenda teje. Sa më shumë ta përdorësh fuqinë që gjendet brenda teje, aq më shumë do ta tërheqësh. Do të arrish në një pikë ku nuk do të kesh më nevojë të praktikosh, sepse ti vetë do të jesh fuqia, perfeksioni, mençuria, inteligjenca, dashuria dhe gëzimi.

Mendo çdo ditë se toka rrotullohet rreth orbitës së saj për ty. Oqeanet ngrihen dhe ulen për ty. Zogjtë këndojnë për ty, dielli lind dhe përqendron për ty. Yjet dalin për ty.  Gjithçka është për ty, çdo gjë e bukur që sheh, çdo përvojë e mrekullueshme që përjeton. Hidh një sy përreth. Asgjë nga ato që të rrethojnë, nuk mund të ekzistojë pa ty. Pavarësisht se çfarë ke menduar  se ke qenë, tani  e di të vërtetën se kush je realisht. Je padroni i Universit. Je trashëgimtari i mbretërisë. Je perfeksioni i jetës.  Nëse tashmë ke filluar ti zbatosh këto ti e di SEKRETIN.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat