“Mos prit që të tjerët, të jenë të lumtur për ty. Shijoje me veten”! 27 thënie që ju mbushin shpirtin

Life style

“Mos prit që të tjerët, të jenë të lumtur për ty. Shijoje me veten”! 27 thënie që ju mbushin shpirtin

Më: 29 qershor 2020 Në ora: 18:04
Ilustrim

Shumica bien dakord se ka momente të lumtura, por jo e gjithë jeta mund të jetë lumturi. Se çfarë është lumturia janë përpjekur që ta shpjegojnë filozofët që nga lashtësia dhe duket se pikëpamjet janë të njëjta edhe sot e kësaj dite.

Pa dashur t’ju fusim në doza të thella analizimi, supershendeti.com ju njeh me disa thënie të bukura për lumturia se çfarë është dhe… çfarë nuk është lumturia, sipas disa personaliteteve të njohura…

27 thënie frymëzuese

Lumturia qëndron për ata që qajnë, që lendohen, ata që kanë kërkuar dhe kanë tentuar, sepse vetëm ata mund ta vlerësojnë rëndësinë e njerëzve të cilët e kanë prekur jetën e tyre. – Viktor Hygo

Suksesi dhe lumturia ju falen vetëm nëse me zemërgjerësi pranoni ta ndani atë me të tjerët. Mirëpo, për të qenë i lumtur, është esenciale të mos shqetësohesh me të tjerët. Si pasojë e kësaj, nuk ekziston ndonjë shpëtim. I lumtur dhe i gjykuar, ose i falur dhe i mjerë. – Albert Camus

Hidhërimi jep thellësi, lumturia lartësi. Hidhërimi jep rrënjë, lumturia degë. Lumturia është sikur një pemë që shkon lart në qiell, ndërsa hidhërimi sikur rrënjët, që shkojnë thellë në tokë. Të dyja janë të nevojshme sepse sa më lart që shkonë një pemë, aq më thellë nguliten rrënjët e saj, njëkohësisht. Sa më e madhe pema, aq më të mëdha janë rrënjët e saj. Në fakt, këto gjithmonë janë në proporcion. Ky është balanci. – Osho

Secili moment i lumturisë kërkon një sasi të madhe të injorancës. – Honoré de Balzac

Lumturia është atëherë kur ajo që e mendon, ajo që e thua dhe ajo që e bën, janë në harmoni. – Mahatma Gandhi

Lumturia tek njerëzit inteligjent është gjëja më e rrallë që e shoh. – Ernest Hemingway

Unë nuk jam krenar por jam i lumtur, dhe lumturia, mendoj, verbon më shumë se krenaria. – Alexandre Dumas

Të qenurit budalla, vetiak dhe të gëzoshë shëndet të mirë, janë tre kushtet për të qenë i lumtur, megjithëse nëse budallaku mungon, gjithçka humbet. – Gustave Flaubert

Një arsye përse zogjtë dhe kuajt nuk janë të palumtur, është se ata nuk po përpiqen t’u bëjnë përshtypje zogjve dhe kuajve të tjerë. – Dale Carnegie

Nuk është as pasuria e as shkëlqimi, por qetësia dhe përkushtimi me të cilin fal lumturi. – Lucille Ball

Kur një derë lumturie mbyllet, një tjetër hapet, por shpesh ne e mbajmë shikimin shumë gjatë te dera e mbyllur dhe nuk e shohim derën e hapur para nesh. – Helen Keller

Është një fillim i mbarë, nëse je në gjendje të kuptosh se çfarë të bën të lumtur. – Lucille Ball

Lumturia është në mendje. Zakonisht, njerëzit janë aq të lumtur sa ndihen me mendjen e tyre. – Abraham Lincoln.

Nuk ka kohë për të parë anën e mirë nëse vazhdimisht shikon vetëm të keqen. – Jimmy Buffett

I vetmi gëzim i madh në botë është të rifillosh. – Cesare Pavese

Ne të gjithë kemi pengesa dhe probleme, por disa prej nesh shohin yjet – Oscar Wilde

Numëro vitet nga miqtë, jo nga ditëlindjet. Numëro buzëqeshjet, jo lotët”. – John Lennon

Nëse shpenzon gjithë jetën duke pritur stuhinë, nuk do të kënaqesh kurrë me diellin. – Morris West

Nëse po e lexon këtë … urime, je gjallë. Nëse nuk ka diçka rreth e rrotull që të bën të qeshësh, atëherë nuk e di çfarë mund ta bëjë këtë. – Chad Sgg

Nuk mund të jesh i lumtur ndërsa je shpeshherë i mërzitur. – Lauren Oliver

Lumturia nuk është pushtet parash, ajo qëndron te kënaqësia e arritjeve dhe te përpjekjet për punët krijuese. – Franklin D. Roosevelt

Mos prit që të tjerët të jenë të lumtur për ty. Çdo copëz lumturie që fiton, shijoje me veten. – Alice Walker

Një pesimist shikon vështirësitë në çdo mundësi që i jepet, ndërsa një optimist shikon mundësi në çdo vështirësi. – Winston Churchill

Të gjithë në brendësi kemi disa luledielli. – Allen Ginsberg

Nëse buzëqesh edhe kur je vetëm, atëherë me të vërtetë ia ke dalë të jesh i lumtur. – Andy Rooney

Për çdo minutë që je i mërzitur, humbet 60 sekonda lumturie. – Ralph Waldo Emerson

Nuk është as pasuria e as shkëlqimi, por qetësia dhe përkushtimi me të cilin fal lumturi. – Lucille Ball

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat