Pas Qershorit të ngatërruar, Meri Shehu paralajmëron tension në Korrik

Life style

Pas Qershorit të ngatërruar, Meri Shehu paralajmëron tension në Korrik

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 06:08
Meri Shehu

E ftuar këtë të mërkurë tek “Rudina”, astrologia Meri Shehu paralajmëroi se pas një muaji Qershor të ngatërruar dhe të paqartë, do të kemi muajin Korrik që bart një lloj tensioni, veçanërisht në shenjat e Gaforres, Bricjapit, Dashit dhe Peshores.

Meri Shehu: Kishim një Qershor të ngatërruar…me Mërkurin e kundërt, shumë planete të kundërt dhe presim një frymëmarrje më të mirë në Korrik, por gjithsesi edhe Korriku mbart një lloj tensioni, të cilin do ta shpjegojmë dhe tek cilat shenja do të jetë më i dukshëm si tension.

Rudina: Duhet të kemi kujdes?

Meri Shehu: Patjetër.

Rudina: Ja do të të dëgjojmë me shumë vëmendje, ulemi…Ne do të kemi Korrikun edhe Gushtin, një parashikim. Ulu aty…

Meri Shehu: Jemi mësuar të jemi afër…

Rudina: Po ja tani edhe numri i personave të infektuar me Covid është shtuar, kështu që duhet të kemi kujdes.

Meri Shehu: Patjetër, faktikisht me Mërkurin kundër në Qershor ne thamë që gjërat janë ende të paqarta, po Mërkuri i kundërt do të vijojë deri më 12 Korrik. Kjo nuk do të thotë se pas largimit të Mërkurit të kundërt ne do të jemi më mirë, por të paktën do të jemi më të qartë për atë që na pret dhe për rrugëtimin tonë. Deri në datën 12 Korrik do të jemi ende të paqartë dhe të ngatërruar dhe me keqkuptime dhe me probleme. Pse e them se Korriku mbart një tension? Mbart një tension sepse do të preken më shumë shenjat kardinale dhe mbi të gjitha, Gaforrja, Bricjapi. Në të gjithë muajin Korrik ne do të dëgjojmë Gaforre, Bricjap. Nuk do të preken vetëm këto dy shenja, por të gjithë e kemi në hartën tonë astrologjike, në një pjesë të jetës, edhe shenjtën e Gaforres edhe bricjapin dhe të gjithëve do të na ndikojë shumë fort. Dhe dy shenjat e tjera respektive që ka bëjnë katërkëndësh me Gaforren dhe Bricjapin janë Dashi dhe Peshorja. Pra të katër këto shenja do t’i japin tonalitetin fuqishëm muajit Korrik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat