Mënyra për të pasur më shumë fat në jetën tuaj - Bota Sot
Mënyra për të pasur më shumë fat në jetën tuaj

Life style

Mënyra për të pasur më shumë fat në jetën tuaj

Më: 3 korrik 2020 Në ora: 14:52
Ilustrim

A jeni ndjerë ndonjëherë që fati nuk është në anën e juaj? Kjo nuk është e vërtetë. Ju mund ta bëni fatin të kthehet në anën tuaj në disa hapa interesant.

Unik Portal ju sjellë 7 mënyra për të pasur më shumë fat e për tu ndjerë më fatlum duke pasur parasysh Ligjin e Tërheqjes.

1. Krijoni fatin tuaj;

Tingëllon si diçka që e keni ditur më parë. Por ju duhet ta “përqafoni “ atë. Ju keni dorë në çdo gjë që ndodhë në jetën tuaj. Qoftë ajo e mirë, e keqe. Ju e keni në dorën tuaj.

2. Kërkoni për më shumë fat;

Pyetni “Si do të ndihesha po të isha njeriu më fatlum në botë?” dhe lejoni Universin të të tregojë.

3. Mos e shtyni për më vonë!

Jepni Universit kohë që të bëjë të gjitha pjesët së bashku. Në vend që të pritni minutën e fundit për të kërkuar atë që dëshironi, merrni frymë dhe kërkoni shumë më herët!

4. Jeni prezent, dhe kushtojini rëndësi detajeve;

Ju duhet të jeni prezent në të tashmen. A jeni prezent me detaje? Nëse po kaloni në pikën nr. 5.

5. Ndërmerrni veprime pa hezitim;

Mos hezitoni të ndërmerrni veprime. Asgjë nuk mund të ndodhë nëse ju nuk e jepni shtytjen tuaj.

6. Pritni të fitoni, përderisa jeni të gatshëm të humbni;

Nëse jeni shumë të lidhur për fitoren, ju nuk dërgoni frekuenca të larta në Univers. Largojeni këtë lidhje. Pritni të fitoni, mirëpo jeni të gatshëm edhe të humbni.

7. Mundohuni, që të fitoni;

Nëse provoni të gjitha hapat më lart dhe e harroni këtë të fundit, nuk keni fat. Universi gjithmonë ju jep mundësi të reja ti provoni.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat