Si të përballeni me rreziqet në biznes - Bota Sot
Si të përballeni me rreziqet në biznes

Life style

Si të përballeni me rreziqet në biznes

Më: 4 korrik 2020 Në ora: 08:41
Ilustrim

Jeta e një ndërrmarrësi është e mbushur plot me rreziqe. Madje herë pas here pushtohet edhe nga frika e dështimit. Stepeni nga marrja e vendimeve të gabuara apo humbja e diçkaje për të cilën keni punuar fort. Sidoqoftë ju do të përshtateni me këtë pjesë dhe me siguri do të vijë momenti kur do të fajësoni veten që keni penguar rritjen e biznesit tuaj.

Si një ndërmarrës, rreziku është i pashmangshëm. Nëse jeni shumë të frikësuar për të trajtuar këtë rrezik, synimet tuaja sipërmarrëse nuk do të realizohen kurrë. Përqafimi i rrezikut është i lehtë sapo të filloni të shihni se sa e natyrshme mund të ndihet. Këtu janë disa nga këshillat se si të filloni të përballeni me rrezikun dhe të rrisni biznesin tuaj.

Identifikoni mundësitë e hapura

Të jeni i pari që identifikoni një mundësi të hapur, mund të sjellë rreziqe serioze. Për fat të keq, hyrja në një hapësirë ​​të re do të thotë që po hyni në territor të paeksploruar, pra, nuk mund të jeni të sigurt që përpjekjet tuaja do të jenë të suksesshme. Edhe pse hyrja në një zonë të re është një veprim i rrezikshëm, nuk duhet të prisni që dikush tjetër të lëvizë përpara se të bëni lëvizjen tuaj. Në vend të kësaj, bëhuni pionierë. Mbani sytë hapur për zonat që konkurrentët tuaj mund të lënë hapur. Shqyrtoni arsyet pse dikush nuk është futur tek kjo hapësirë ​​dhe shikoni nëse mund të jepni një zgjidhje për këto raste.

Kuptoni që nuk do të keni gjithmonë sukses

Edhe pse është e rëndësishme që si sipërmarrës të përqafoni rrezikun, kjo nuk do të thotë që këto rreziqe “do të paguhen gjithmonë me një çmim të mirë”. Nëse i përmbushni gjithmonë qëllimet tuaja, ju nuk jeni duke arritur aq sa duhet. Llogarisni me kujdes rreziqet para se t’i ndërmerrni ato. Ju dëshironi të beni dy gjëra njëherësh, të dilni jashtë perimetrave tuaj dhe të zgjidhni në mënyrë të mençur rreziqet. Mendohuni pak më shumë për vendimet tuaja duke qenë se jeni disi të gatshëm për njëfarë dështimi që ju pret. Nëse keni një plan rezervë, në rast se gjërat nuk punojnë siç keni shpresuar atëherë gjeni një mënyrë të përshtatshme për t’ia dalë mbanë.

Rrini zgjuar

Është e lehtë të jeni të kënaqur me procese dhe sisteme të caktuara që të kaluarën ju kanë sjellë suksese. Por, kur zbuloni se ai proces apo sistem nuk vlen më, atëherë kjo do t’ju lëndojë. Është e rëndësishme të jeni me sytë katër kur e shikoni që biznesi juaj po rritet. Mos qëndroni të kyçur në idetë dhe praktikat tuaja. Ndërroni atë që po bëni, edhe nëse keni pasur sukses në të kaluarën. Tentimi i diçkaje të re dhe lëvizja me tendencat që ndryshojnë, mund t’ju ndihmojnë të sillni edhe më shumë rezultate.

Gjeni ekipin e duhur

Ju nuk mund ta rrisni biznesin tuaj vetëm. Një organizatë e suksesshme vjen nga një grup i fortë individësh që mbështesin të njëjtin mision. Megjithatë, punësimi i një punonjësi të ri ose lidhja me një partner biznesi përfshin një nivel të lartë rreziku. Nëse ata nuk janë zgjedhja e duhur e gjithë puna juaj do të shënojë rënie. Për të përqafuar rrezikun me sukses, gjeni anëtarët e duhur të ekipit që duan të kenë sukses po aq sa ju. Kjo mund t’ju ndihmojë të kontrolloni rrezikun në mënyrë më efikase.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat