Mbrojnë flokët nga klori, kripa dhe dielli: Maskë ideale verore për çdo tip flokësh!

Life style

Mbrojnë flokët nga klori, kripa dhe dielli: Maskë ideale verore për çdo tip flokësh!

Më: 5 korrik 2020 Në ora: 13:43

Nën ndikimin e nxehtësisë, kripës dhe klorit flokët thahen dhe dëmtohen. Për të mos ndodhur kështu, mund t’ju ndihmojnë maskat e bëra në shtëpi

Dihet se gjatë muajve të verës dielli bashkë me rrezatimet UV, klorin në pishina dhe kripës në det, shumë keq ndikojnë në flokët.

Për t’i mbrojtur, pos regjeneratorëve dhe maskës të cilën zakonisht i përdorni, ju rekomandojmë maska shumë efikase dhe ushqyese për flokë, të cilat vetë mund t’i bëni.

Rigjenerues për flokë për rigjenerim të thellë

Gërryeni një avokado, pastrojeni nga bërthama dhe ndrydheni mirë.

Shtoni një filxhan qumësht kokosi, dy lugë vaj kokosi dhe përzieni derisa përbërja të bëhet e lëmuar.

Për rigjenerim të thellë, lëreni të ndikojë 30 minuta, pastaj lani flokët me shampon.

Jogurt për shkëlqim të mirë

Flokëve të lagura bëni një masazh me një gotë jogurt dhe lërini të ndikojë 20 minuta.

Lani me ujë të ngrohtë pastaj edhe me ujë të ftohët, dhe në fund flokët lani me shampon.

Trajtimin përsëriten një herë në dy javë. Thartina e qumështit eliminon papastërtinë e cila flokëve ua humb shkëlqimin.

Ngjyra e bronztë për kurim të të gjithë tipave të flokëve

Përzieni gjysmë filxhani mjaltë dhe katër lugë vaj ulliri (nëse keni flokë të yndyrta, atëherë ju mjaftojnë dy lugë). Qitni përzierjen në shishe plastike dhe mbylleni.

Para çdo përdorimi shishen tundeni lehtë, ndërkaq me përbërjen bëni masazh flokëve.

Vëreni kapelën e dushit dhe lëreni të ndikojë një orë, pastaj flokët lani në mënyrën e zakonshme dhe shpëlani mirë.

Vezë për forcim të flokut

Pos organizmit, vezët forcojnë edhe flokëve. Proteinat e këtij artikulli flokët i bëjnë më të shkëlqyeshme dhe më të forta, ndërkaq flokët do të bëhen të kuruara.

Në një enë përzieni një vezë, dy lugë vaj kokosi dhe dy lugë vaj susami. Përzierjen qiteni në flokë të thara, sipër saj vëreni një qese, sipër qeses një peshqir të nxehtë dhe maskën mbajeni në kokë 15 minuta.

Pas kësaj qitni shampon (maskën mos e hiqni) dhe me gjithë këtë lajeni dhe shpëlajeni flokët siç i lani  zakonisht. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat