Maskat prej pëlhure duhet të lahen pas çdo përdorimi - Bota Sot
Maskat prej pëlhure duhet të lahen pas çdo përdorimi

Life style

Maskat prej pëlhure duhet të lahen pas çdo përdorimi

Më: 5 korrik 2020 Në ora: 22:19
Foto ilustrim

Këtu janë tre mënyra të mira për të dezinfektuar maskën tuaj, të konfirmuara nga ekspertët.

LAJINI NË LAVATRIÇE

Nëse keni makinë larëse dhe tharëse, kjo është një mënyrë e shkëlqyeshme për të sterilizuar maskën. Pas çdo përdorimi, vendoseni maskën në një qese lavanderije, në mënyrë që të mos dëmtoni lidhëse elastike. Lani dhe thajeni maskën në temperaturë të lartë. Kjo metodë duhet të përdoret gjithashtu për çdo lloj tjetër të mbrojtjes së fytyrës siç është shalli.

LARJA NË DORË

Maskën gjithashtu mund ta lani me dorë, duke e lënë të qëndrojë në ujë të nxehtë për pesë minuta, në të cilën keni shtuar më parë detergjent të lëngshëm. Para përdorimit, maska duhet të jetë plotësisht e thatë.

DEZINFEKTIMI NË FURRË

Nëse asnjë prej këtyre metodave nuk ju përgjigjet, vendosni maskën në furrë të ngrohur paraprakisht në 70 gradë për rreth gjysmë ore. Të njejtin efekt do të arrini edhe nëse e hekurosni maskën me hekur të nxehtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat