Njerëzit që kanë motra janë në përgjithësi më të lumtur dhe më optimist se ata që nuk kanë - Bota Sot
Njerëzit që kanë motra janë në përgjithësi më të lumtur dhe më optimist se ata që nuk kanë

Life style

Njerëzit që kanë motra janë në përgjithësi më të lumtur dhe më optimist se ata që nuk kanë

Nga: T.M Më: 6 korrik 2020 Në ora: 16:03
Motra

Në shumë mënyra, të pasurit motër është si të pasurit një shoqe të ngushtë me të cilën e ke fatin të jetosh në të njejtën shtëpi.

E vërteta është se kjo nuk na duket çdoherë kështu duke pasur parasysh faktin se me motrat shpesh mund të zihemi edhe për gjërat më të vogla. Veç tani për një moment, mund t’i numëroj 2,364,721 raste kur motra ime ka marrë diçka timen, më ka fajësuar për diçka gabimisht ose thjesht ma hanë shpirtin në përgjithësi.

Por, krahas gjithë kësaj, megjithatë e duam shumë njëra tjetrën. Plus, tani jemi të rritura, e kemi kaluar fazën e argumenteve të kota. Tani, kemi veç miqësië të ëmbël të shumtën e kohës.

 Është ndjenjë shumë e mirë. Kështu që, nuk është e çuditshme që një studim i kohëve të fundit ka pohuar se njerëzit që kanë motra janë në përgjithësi më të lumtur dhe më optimist se ata që nuk kanë.

Këtë e kanë sugjeruar studiuesit nga Universiteti De Montfort dhe Ulster në Angli. Në një studim relativisht të vogël, i kanë pyetur 571 njerëz të moshës 17-25 vjeç pyetje të ndryshme për shëndetin e tyre mendor dhe botëkuptimin e tyre për jetën.
Ata që kanë pasur motra kanë rezultuar si personat më stabilë emocionalisht, transmeton ''Bota sot''

Motrat nxisin komunikim më të hapur dhe më shumë kohezivitet në familje. Motrat e nxisin njëra-tjetrën të jenë më të hapura dhe të flasin për ndjenjat e tyre. Dhe, studiuesit besojnë se kështu arrihet shëndet më i mirë mendor.

Përveç kësaj, me motrën jeni absolutisht të lira të bëni gjëra të çmendura së bashku.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat