Pastrimi i mirë dhe i hollësishëm i garuzhdave të drunjta, dërrasave dhe garniturave - Bota Sot
Pastrimi i mirë dhe i hollësishëm i garuzhdave të drunjta, dërrasave dhe garniturave

Life style

Pastrimi i mirë dhe i hollësishëm i garuzhdave të drunjta, dërrasave dhe garniturave

Më: 6 korrik 2020 Në ora: 23:18
Ilustrim

Detergjenti dhe enëlarësja nuk ndihmojnë këtu

Druri është material i cili lehtë thith çdo gjë, pra edhe pastrimi patjetër duhet të jetë i hollësishëm, në mënyrë që garuzhdat tuaja të drunjta dhe garnitura tjetër të mos bëhen kërcënim për shëndetin.

Ashtu si të gjitha artikujt e tjerë të bërë nga materialet natyror, larja me detergjent të enëve dhe me sfungjer apo futja në makinën e larjes së enëve nuk do t’i eliminojë të gjitha bakteret nga garnitura e drunjtë.

Pjatalarësja bën që lugët të plasen si pasojë e një “revolucioni” shumë të fortë të ujit dhe larjes së gjatë. Për më tepër, mbetjet e detergjentit që vendosen në këto çarje mund të shpërndahen gjatë procesit të gatimit dhe të përzien në ushqimin tuaj, duke shkaktuar shqetësime serioze me kalimin e kohës

E vetmja mënyrë që t’i pastroni mirë është që më parë të njomni garniturën në një enë me ujë të vluar dhe ta lëni 20 minuta.

Do të jeni të befasuar kur të shihni sa ndyrësi ka dalë nga to.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat