4 hapa për të rritur biznesin tuaj

Life style

4 hapa për të rritur biznesin tuaj

Më: 10 korrik 2020 Në ora: 07:57
Ilustrim

Sfida e rritjes së një biznesi është e ngjashme me vështirësitë e humbjes së peshës. “Është diçka që unë e kuptova pasi rrita biznesin tim të parë, një sipërmarrje konsulence për fitnes”, tha Aden Minneapolis, themelues i Born Fitnes. Çdo vit ne vendosim qëllime, fillojmë fuqishëm, zhgënjehemi dhe më pas shohim se kemi humbur përqëndrimin.

Për të siguruar që nuk përballeni me të njëjtat pyetje këtë vit, ndiqni këtë plan me 4 hapa për të përshtatur biznesin tuaj, qartësuar dhe për të nxitur rritjen e biznesit tuaj.

Hapi 1: Jepuni rëndësi qëllimeve tuaja kryesore

Udhëheqësit e mëdhenj nuk duhet të shqetësohen nëse duken mirë apo jo dhe të përqëndrojnë energjitë në arritjen e qëllimeve parësore. Paraqisni përparësitë tuaja më të mëdha dhe më pas shqyrtoni se ku jeni dhe se ku po kalon ekipi juaj pjesën më të madhe të kohës. A përputhen këto me qëllimet tuaja kryesore?

Hapi 2: Përforconi pikat tuaja të forta

Kur rivlerësoni biznesin tuaj, gjëja e parë që ju vjen në mendje është që të përqendroheni në dobësitë tuaja. Por kjo jo gjithmonë mund të jetë mënyra më e mirë. Në vend të kësaj, shikoni çfarë po bëni më mirë. A ekziston një mundësi për t’u rritur edhe më shumë duke u përqëndruar aty ku tashmë keni sukses? Shpesh, klientët tuaj aktualë kanë në dorë çelësin për rritjen tuaj të ardhshme.

Hapi 3: Mos i shmangni pikat e dobëta

Çdo biznes ka dobësi dhe udhëheqësit shpesh ndihen të detyruar t’i shmangin ato. Por, kjo nuk është gjithmonë lëvizja e duhur.

Ju nuk mund të bëni gjithçka menjëherë. Rritja më pas mund të bllokohet në disa fusha të tjera. Kjo do të thotë të vendosni energjinë tuaj në pikat tuaja të forta. Nëse nuk po e pengojnë biznesin tuaj të ecë përpara, përdorimi i kohës ose parave tuaja mund të jetë në fushën e duhur.

Hapi 4: Mos u trembni nga dështimi

Themeluesit janë tunduar të bëjnë gjëra të sigurta, nga frika e dështimit. Është logjike: Biznesi është i vështirë, dhe dështimi është i mundur! Por mendoni për këtë në këtë mënyrë: Edhe kur jeni në rrugë të sigurt, shanset janë ende kundër jush. Kur merrni rreziqe më të mëdha, shanset janë të larta dhe shpërblimet janë më të larta.

Për sa kohë që jeni të përgjegjshëm financiarisht, ju mund të jeni të guximshëm. Kjo është mënyra më e mirë për t’i dhënë vetes mundësi më të larta suksesi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat