7 shenja që tregojnë se do të jeni lider i suksesshëm - Bota Sot
7 shenja që tregojnë se do të jeni lider i suksesshëm

Life style

7 shenja që tregojnë se do të jeni lider i suksesshëm

Më: 14 korrik 2020 Në ora: 07:53
Ilustrim

Liderët kanë tipare të ndryshme si organizimi, përkrahja e ekipit, delegimi i detyrave, përkushtimi si dhe qëndrimi pozitiv. Të gjitha këto e forcojnë karakterin e një lideri të suksesshëm. Përveç këtyre ka edhe shenja tjera që tregojnë se mund të jeni të përshtatshëm për udhëheqje, ndër to janë:

1. Ju me të vërtetë dëshironi që biznesi të ketë sukses

Për ju, mundësia për të udhëhequr nuk ka të bëj vetëm ta keni një pagë më të madhe. Ju vërtet interesoheni për vizionin e kompanisë dhe dëshironi të kontribuoni në suksesin e saj. Ju madje mund të keni ide se si të drejtoni rrjedhën e punës ose të bëni përmirësime në proceset ekzistuese.

2. Ju përshtateni mirë në situata të reja

Përshtatshmëria është një nga aftësitë më të rëndësishme që mund të posedojë një person, e sidomos nëse ai person është ose pretendon të jetë një lider në të ardhmen. Liderët duhet të jenë në gjendje të ecin me kohën dhe të provojnë gjëra të reja për të përmirësuar biznesin. Ata duhet të dinë se si të reagojnë ndaj të papriturave me qetësi dhe profesionalizëm, si p.sh kur ka një ndryshim të madh në vëllimin e punës, ose një anëtar i ekipit të tyre jep dorëheqje papritmas.

3. Përkrahja e anëtarëve të ekipit

A keni vërejtur ndonjëherë një standard të dyfishtë? A keni qenë dëshmitar i një padrejtësie? Udhëheqësit e mirë nuk hezitojnë të reagojnë kur ka padrejtësi dhe janë të vendosur për atë që mendojnë se është e drejtë dhe nuk bazohen në thashetheme. Përkrahja e anëtarëve të stafit është një karakteristikë e rëndësishme e një udhëheqësi.

4. Nuk e keni problem të pranoni kritika konstruktive

Edhe pse drejtuesit dhe menaxherët shpesh shoqërohen nga njerëz me "personalitete të forta" të cilët mund të jenë kokëfortë në pikëpamjet e tyre, një udhëheqës i mirë duhet të ketë një perspektivë objektive mbi atë që po ndodh brenda vendit të punës. Kjo mund të jetë një nga pjesët më të vështira të punës sepse ne shpesh mendojmë se jemi objektiv kur nuk jemi nganjëherë të tillë. Një lider i matur pas pranimit të kritikave ndërmerr veprimet e nevojshme për të përmirësuar gjërat në përputhje me rrethanat.

5. I besoni intuitës tuaj

Gjatë udhëheqjes së një ekipi në territor të pa eksploruar, liderët me përvojë besojnë në vete për të marrë vendime të shëndosha. Ata bazohen në përvojat e kaluara ose kërkojnë ndihmë nga mentorë dhe anëtarë me përvojë të fushës së tyre. Frika nga e panjohura nuk i mban ata larg sepse besojnë në veten e tyre dhe ekipin e tyre. Kësisoj, nëse ju keni një tipar të tillë do t’i arrini më lehtë qëllimet që keni dhe të korrni sukses në fushën e udhëheqjes.

6. Jeni të përgjegjshëm

Të gjithë bëjnë gabime, po ashtu edhe udhëheqësit ka raste kur gabojnë. Dështimet më shumë se sukseset e ndajnë të mirën nga e keqja, duke pasur parasysh që kjo e fundit kërkon që dikush të fajësohet në vend që të marrë përgjegjësi. Drejtuesit e mëdhenj japin përgjegjësi për ekipin e tyre në rast të dështimit të ndonjë projekti. Ata nuk zhgënjehen nga periudhat e dështimeve pasi që nuk rreshtin së besuari dhe përkrahuri ekipin e tyre për ta tejkaluar periudhat kritike.

7. Ju inspironi të tjerët

Udhëheqësit e mirë e dinë ndryshimin midis urdhrave dhe udhëheqjes. Udhëheqja përfshin frymëzimin e njerëzve për të dhënë më të mirën nga vetja për të arritur e rezultateve që ata synojnë. Udhëheqësit e mirë frymëzojnë anëtarët e ekipit të tyre që të bëhen versioni më i mirë i vetvetes që mund të jenë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat