Metoda 60 sekondash do të rilindë fytyrën tuaj

Life style

Metoda 60 sekondash do të rilindë fytyrën tuaj

Më: 17 korrik 2020 Në ora: 00:04
Foto ilustrim

Larja e rregullt e fytyrës në mëngjes dhe në mbrëmje është me rëndësi për cilësinë dhe pastërtinë e lëkurës

Dermatologia dhe estetja e famshme Nayamka Roberts Smith, tregon rregullën 60 sekondash e cila do të transformojë lëkurën e fytyrës.

Fjala është për larjen në kohëzgjatje prej 60 sekondash me mollëza të gishtave dhe duke mos përdorur kurrfarë preparati, transmeton Telegrafi.

Kjo metodë zbut lëkurën dhe shkrin në thellësi zbokthin, por përmirëson teksturën dhe njëtrajtshmërinë e tenit të lëkurës së fytyrës.

Nayamka Roberts Smith thotë që kjo metodë është më e mirë se sa të shpenzohen para në preparate për pastrimin e fytyrës.

Në rast që keni nevojë të përdorni ndonjë preparat për larje fytyre, dermatologia thotë që është me rëndësi që preparati të mos jetë agresiv, por i butë në mënyrë që lëkura të mos thahet.

Pas larjes së fytyrës është i nevojshëm kremi hidratues me teksturë të lehtë, posaçërisht është me rëndësi për lëkurë të thatë dhe të ndjeshme.

Dermatologia thekson që rezultatet dhe përmirësimi i cilësisë së lëkurës do të shihen pas një jave, nëse të gjitha bëhen siç duhet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat