Ky krem kundër rrathëve të zinj të syve shitet çdo 3 minuta në internet

Life style

Ky krem kundër rrathëve të zinj të syve shitet çdo 3 minuta në internet

Më: 17 korrik 2020 Në ora: 20:38
Ilustrim

Redaktorët e bukurisë së revistës Byrdie hulumtojnë në mënyrë të pavaruar, testojnë dhe rekomandojnë produkte të ndryshme. Këtu është një krem që duket se po bën namin në të gjithë botën duke u shitur në internet çdo tre minuta. Quhet "Ole Henriksen Banana Creme Eye"! Këtu është eksperienca e redaktores së Byrdie, me këtë produkt kozmetik!

Si dikush që ka pasur rrathë të zinj serioz që kur isha fëmijë, unë kam qenë në kërkim të një kremi ​​sysh më efektiv, prej kohësh! Është e panevojshme të thuash, se kur pata rastin të provoja "Banana Bright Eye Creme" të Ole Henriksen, unë isha e dyzuar, si fillim. Por, efektivisht ky është kremi më i shitur për rrathët e syve në Sephora. A ka vërtetë efekt?

Ole Henriksen është një markë daneze për lëkurën e themeluar nga një kozmetologe me të njëjtin emër.

Rrathët e errët poshtë syve

Siç thashë më lart, çështja ime kryesore me lëkurën rreth syve janë rrathët e zinj. E imja është e trashëgueshme, kam padyshim video të fëmijërisë të miat ku rrathët janë të dukshëm.

Përbërësit: Vitamina C dhe kolagjeni

OK! Në kundërshtim me emrin e këtij kremi për sytë, banania nuk është një nga përbërësit e saj; emri i kremit thjesht frymëzohet nga pluhuri i bananes, një pluhur me nuancë të verdhë që artistët e kozmetikës e përdorin për të shkëlqyer dhe korrigjuar lëkurën e thatë.

Në vend të kësaj, përbërësit e këtij kremi janë vitamina C dhe kolagjeni. Vitamina C, një antioksidant i fuqishëm, i sjell përfitime lëkurës në disa mënyra: Mbron kundër agjentëve mjedisor, promovon prodhimin e kolagjenit dhe ndihmon në zbutjen e njollave kafe ose zbardhjen e tyre. Kolagjeni, nga ana tjetër, përmirëson elasticitetin dhe qëndrueshmërinë e lëkurës dhe jep një dozë hidratimi sa herë që aplikohet.

Ndjesia: Hidratues dhe i butë

Vetëm një pjesë e vogël e produktit është e nevojshme për secilin sy. Ndihet hidratuese, kremoze dhe e holluar pa u bërë vaj.

Aroma: agrumet, jo bananet

Ndërsa emri mund t'ju japë idenë e aromës së bananeve, aroma aktuale është ajo e agrumeve për shkak të shtimit të ekstrakteve të portokallit dhe limonit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat